Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKy është Erion Yzeiri nga Ladorishti, golashënuesi më i mirë në Evropë,...

Ky është Erion Yzeiri nga Ladorishti, golashënuesi më i mirë në Evropë, ja sa gola shënoi në Barcelonë (FOTO)

Futbollisti i talentuar Erion Yzeiri është 11 vjeçari nga fshati Ladorisht i Struges i cili premton shumë për të ardhmen e futbollit që me shumë gjasa do të arrij në nivelet më të larta të futbollit evropian,shkruan Struga Ekspres.
Djaloshi nga Ladorishti luan në klubin e K.F Flamurtarit të Ladorishtit.Erion Yzeiri ka qenë pjesmarrës në disa turne të organizuara në Evropë ku me ekipin e Flamurtarit të Ladorishtit ka shkëlqyer dhe ka tërhequr vemendjen e shume trajnereve nga Evropa.

Sulmuesi 12 vjeçar dy vite më parë kampionatin Evropian ku merrnin pjese shume ekipe nga vende të ndryshme ka qenë golashënuesi më i mirë ku ka shënuar 8 gola.Erioni edhe në Danimarkë ka treguar klasin e tij prej një futbollisti të vërtetë

Ne turneun e zhvilluar në Barcelone ku merrnin pjese 5 ekipe,Flamurtari,Vićenza,Betinzoli,Atletico Cagliari dhe Gdànski,11 vjeçari Erion Yzeiri ka shkëlqyer me talentin e tij prej nje futbollisti me një klas te veçantë duke shënuar plotë 9 gola dhe njëkohësisht u zgjodh dhe golashënuesi më i mirë i turneut në Barcelonë.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments