Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKush me kë mund të përballet në Champions League?

Kush me kë mund të përballet në Champions League?

Champions League tashmë njeh 12 skuadra nga 16 gjithsej sa do të jenë në raundin tjetër.
Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham tashmë janë kualifikuar si liderë të Grupeve dhe mbetet të konfirmohet edhe Liverpooli, nëse fiton sonte kundër Spartak Moskës.

Kurse nga pozita e dytë, tashmë janë kualifikuar: Basel, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, (Napoli ose Shakhtar, Liverpool ose Sevilla, Porto ose Leipzig.

Man United, Man City, dhe PSG nga vazo e parë, mund të përballen me ekipe si, Real Madridi, Bayern Munich e Juventusi nga vazo e dytë, kurse Barcelona me ekipe si Bayerni e PSG-ja, çka do të thotë se pritet të jenë së paku dy derbi në raundin tjetër.

Në këtë raund, nuk lejohet të luajnë ekipet të një shteti, ndërsa anashkalohet edhe skuadra me të cilin kanë qenë në grup.

Shembull, Real Madridi nuk mund të luajë në raundin e ardhshëm me Barcelonën, teksa ekipet nga vazo e dytë do të kenë punë të vështirë në xhiron tjetër.

Kampioni, Reali, mund të përballet me ekipe si: Manchester United, PSG, Roma, Manchester City, Besiktas dhe me siguri Liverpooli, që pritet të konfirmohet lider në Grupin E.

Kurse nga vazo e parë, Man Unitedi i Jose Mourinhos mund të përballet me ekipe si: Real Madrid, Juventus, Bayern Munich, (Napoli ose Shakhtar, ndoshta Sevilla si dhe Porto ose Leipzig.

Shorti do të hidhet me 11 dhjetor në ora 12:00. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments