Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKush dëshiron betonimin e shqiptarëve në Kushtetutë, si “20 përqind”?

Kush dëshiron betonimin e shqiptarëve në Kushtetutë, si “20 përqind”?

Fejzi Hajdari

Thanë që partia shqiptare në pushtet, qënka dakorduar ose më mirë, bëka përpjekje për të futur, Marrëveshjen e Ohrit (Dokument ky politik totalisht degradues, diskriminues dhe pa kurrfarë vlere për shqiptarët), si pjesë e Preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë. është vërtetë e çuditshme se si kjo parti për 18 vite pushtet, asgjë nuk bëri për shqiptarët në kontekst të avancimit të statusit juridiko-kushtetueso-politik, të shqiptarëve. Edhe më shumë më habit fakti, se kur janë në pyetje cështjet madhore kobëtare, me sa lehtësi kreu i kësaja partie, arrinë kompromise dhe pazare!
Ma tregoni vetëm një avancim kushtetues të shqiptarëve në aspektin kombëtar pikërisht nga kjo partia (përjashto punësimet me anë të cilave shqiptarët u plackitën për vend pune dhe u shndërruan ne makineri votuese pro BDI-së) dhe unë do t’iu kërkojë falje atyre. Ta bësh pjesë të Kushtetutës (Preambulës) Marrëvehjen e dështuar të Ohrit (e cila afat implementimi ka patur periudhën kohore 2002-2006) pas 18 vitesh në pushtet, dmth ta betonosh diskriminimin dhe ofendimin e shqiptarëve, me anë të Aktit më të Lartë Juridik – Kushtetutës. Një gjë të tillë nuk ma merr mendja se do të guxonin ta bënin cilado parti maqedonase, sepse do të reagonin shqiptarët. Por, pikërisht këtu lind dyshimi i madhe – Prej nga gjithë ky guxim tek lidershipi i BDI-së të tregtojë dhe bëjë pazare me cështjet madhore kombëtare të shqiptarëve? Gjithsesi nuk ështe hera e parë…, ju kujtohet Stema, Deklarata e Tiranës e cila nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe sikurse maqedonishten, statusi i pazgjidhur i ish-ushtarëve të UCK-së, realizimi i Projektit antishqiptar “Shkupi-2014″…, dhe shume projekte tjera diskriminuese ndaj shqiptarëve.
Guximi të cilin merr kjo partia që t’ua betonojë diskriminimin shqiptarëve edhe me anë të Kushtetutës, është alarmi që duhet ndezur dhe zgjuar shqiptarët nga gjumi. Komoditeti, i cili i është krijuar kësaj partie nga elektorati shqiptarë, po i jep “të drejtë” lidershipit të kësaj partie, që të sillet si absolutist. Prandaj, alarmi duhet të ndizet pikërisht nga partitë tjera shqiptare, duke shpalosur detajet e pazaree që kjo parti po i bënë me të gjitha partitë maqedonase pa dallim, në dëmë të shqiptarëe. Heshtja eventuale, do të jetë një nxitjet dhe mbështetje, për eprimet e këtilla skandaloze që po i bënë lidershipi i kësaj partie.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments