Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKURTI: NUK E KEMI PARË MARRËVESHJEN

KURTI: NUK E KEMI PARË MARRËVESHJEN

KURTI: NUK E KEMI PARË MARRËVESHJEN, U BË TINËZ POPULLIT

Kryetari në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur sot në në Bruksel është arritur “tinëz popullit dhe tinëz Kuvendit të Kosovës”.

Kryetari në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë është arritur “tinëz popullit dhe tinëz Kuvendit të Kosovës”.Kurti, kundërshtuesi më i madh i dialogut Kosovë-Serbi dhe derivateve të këtij procesi, tha se për këtë marrëveshje, pjesëmarrësit e dialogut në Bruksel nuk patën leje.

“Kemi një marrëveshje të re që bëhet në Bruksel se si të ndahet gjyqësia e Kosovës nga Mustafa e Vuçiqi midis serbëve e shqiptarëve gjithmonë me një kryetar serb aty”, tha Kurti.

“Ne ende nuk e kemi parë marrëveshjen por edhe nuk kemi se si ta shohim për shkak se edhe bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe marrëveshja atje janë zhvilluar tinëz popullit të Kosovës dhe Kuvendit të Republikës”, u shpreh ai.

Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se dialogu në Bruksel “nuk është dialog për normalizim e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë por është dialog për sabotimin e shtetësisë së Kosovës”.

“Kosova nuk ka nevojë për pajtim me Serbinë në krye të secilës janë pasardhësit e regjimit fashist të Millosheviqit e Sheshelit, por Kosova ka nevojë për dekolonizim”, u shpreh ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments