Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKujdes me mishin që konsumoni, në Maqedoni shkatërohet sasi e madhe e...

Kujdes me mishin që konsumoni, në Maqedoni shkatërohet sasi e madhe e mishit

Mungesë të higjenës në objektet, masat të pazbatuara për dezinfektim dhe deklarimi të parregullt të mishit, mosposedim të dokumentit komercial për dërgesën e mishit janë mospërputhjet që janë konstatuar nga kontrollet e inspektimit që i ka zbatuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari që nga dhjetori e këndej.
Siç njoftuan nga Agjencia, me kontrollet e përforcuara të inspektimit janë përfshirë 398 mishtore lidhur me kushtet për prodhimin, ruajtjen dhe tregtinë me mish dhe produkte të mishit

“Me kontrollet është vërtetuar se edhe disa nga operatorët nuk kanë pasur Plan për kryerjen e analizave mikrobiologjike të prodhimeve dhe përgatitjeve të mishit, ndërsa është vërtetuar se një operator me ushqim ka kryer veprimtari në objekt të paregjistruar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, theksojnë nga Agjencia.

Ai të pasigurt janë asgjësuar 414 kilogramë produktet me origjinë shtazore të cilat janë prodhuar në kushte jopërkatëse, gjegjësisht, në objekt të palejuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Kontrollet e përforcuara të mishtoreve, veterinerët zyrtarë do të vazhdojnë t’i zbatojë edhe në të ardhmen dhe që të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments