Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKufijtë janë të shënuar me gjak e lotë!

Kufijtë janë të shënuar me gjak e lotë!

Shkruan: Emad MEHMETI

Nëse kufijt e Ballkanit do “korigjoheshin” sipas burrështetasve të këtyre hapësirave, atëher ato do ribëheshin “sezonalisht” dhe sa herë që të ishte ne hall – për të mbetur në pushtet ndonjë politikan ballkanas. Pastaj, sikur hartat e shteteve të Ballkanit të redifinoheshin sipas ambicieve megallomane të popujve të këtushem, atëher nuk do mjaftonte, as e tërë Evropa per t’i kenaqur apetitet e popujve të ketushem, të vegjel e me ëndrra të medha. 



Por, sidoqoftë ata qe flasin per “redifinim” tē kufijve, duhet ta dinë se kufijt shtetëror nuk jane vije të thjeshta nëpër harta, por ato ngërthejnë në vetvete shumeë gjak të dedhur – si dhe ëndrrat e gjeneratave që janë flijuar për ato kufij. Andaj edhe kufijt shumë rrallë janë riberë, pa i shënuar ato me gjakun njerëzor dhe kur permenden kufijt njerëzit rikujtojnë edhe varret ku janë groposur ata që kanë dhënë jetën për ato kufinj.



Dhe sot kur flitet për “korigjim” kufijsh mes Kosovës e Serbisë, e që do të thotë për ndarjen e Kosoves duhet thënë shkurt e shqip: cili do që beson se me disfatin e tokava shqiptare mund ta mbroj fatin e vet politik e ka gabim. Njësoj siç e kanë gabim edhe ata që besojnë se “tregëtia” e tokave mes Serbisë dhe Kosovës nuk do e perfshij “tregun” tërë Ballkanin. Apo se shqiptaret e Maqedonise nuk do kerkojnë që “këmbimi”, t’i përfshij të gjitha trojet shqiptare dhe njëher e mirë të pastrohet çështja shqiptare në Ballkan në mënyre integrale.



Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kufijt e saj, duhet thënë qart e shkurt se: Kosova është rrezikuar dhe e zaptuar nga politikan që janë kapur peng nga mëkatet e veta. Mëkate që mundohen ti shpërlajnë – duke u treguar “mendjehapur” dhe të gatshëm të bëjnë “tregti” edhe me fatin e tokave shqiptare, vetëm sa për ta shitur sa më shtrejt apo për ta shpëtuar lëkurën e vetë.



Por sidoqoftë, atyre që shtiren se nuk kuptojnë duhet thënë se, “tregtia” me tokat shqiptare nuk mund të behet pa shqiptarët e Maqedonisë. Më në fund për procesin e Kosoves shqiptarët e Maqedonisë kanë kontribuar – thuajse sa vetë kosovarët, me çka fatin e vet e kanë ngusht të lidhur me këtë vend. Prandaj, mos u tallni me kufijt e Ballkanit, sepse çdo ndryshim i tyre vetëm për shkurt kohë ka nderprerë grindjet, por përgjithmonë e ka mbajtur të kallur urrejtjen mes popujve të këtushem. Dhe nëse këtë nuk e dinë, e nuk e ka kuptuar Presidenti i Kosovës, që ndanë dekorata si babagjyshi çokollata – të shpresojmë se e dinë miqt Perendimorë, se shqiptaria duhet të ndihmohet, që fati jonë dhe i tokave tona të mos mbetet në duart e burrështetasve, të cilët të mirën e vet e ndërtojnë mbi të keqen e shqiptarisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments