Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKu i harxhojnë qytetarët e Maqedonisë paratë më shumë?

Ku i harxhojnë qytetarët e Maqedonisë paratë më shumë?

Tregtia me pakicë në Maqedoni shënon rritje të vlerës për 500 milionë euro në gjashtë vitet e fundit. Vlera e qarkullimit në tregti në vitin 2009 ishte 1.5 miliardë euro, që është rritur në 2 miliardë euro në vitin 2015.
Në vitet e kaluara në tregti dominon shitja e karburanteve, vajrave së bashku me atë të veturave, mjeteve të tjera transportuese dhe gomave. Njëherazi tregtia që ndërlidhet me veturat tregon pjesëmarrje në totalin e tregtisë prej 25 për qind në vitin 2015, e nxitur edhe nga importi i madh i dhjetëra e dhjetëra mijë veturave në vit. Me fjalë të tjera, kjo lloj tregtie është e vlefshme sa një e katërta e totalit të qarkullimit ose në para vlen afër 450 milionë euro.

Analiza e prodhimeve që kanë pasur qarkullim më të madh në tregti, tregon më tej se punë të suksesshme kanë treguar edhe tregtarë me ushqime, pajisje të ndryshme teknike, të telekomunikacionit dhe informatikës, duhanit, ilaçeve, aparatet e amvisërive etj.
Në vendin e parë për kah qarkullimi në industrinë e ushqimit, është shitja e qumështit dhe përpunimeve të qumështit me 95 milionë euro. Qytetarët për qumësht të freskët kanë harxhuar afër 22 milionë euro, për djathë dhe gjizë kanë harxhuar afër 25 milionë euro, për djathëra të forta si kaçkavalli afër 20 milionë euro, ndërsa për kos dhe jogurt kanë harxhuar 15 milion euro. Për vezë janë harxhuar 0.6 për qind i totalit të tregtisë në vend ose 12 milionë euro, ndërsa për vaj për ngrënie janë harxhuar rreth 20 milionë euro.

Afër 60 milion euro kanë qarkulluar tregtarët me pemë dhe perime, ndërsa 15 milionë euro janë qarkulluar në tregtinë me pemë-perime të konzervuara. Nga ana tjetër, 60 milionë euro kanë qarkulluar në tregtinë e mishit, prej të cilave me nga 13 milion euro për mish viçi dhe të derrit, afër 21 milionë euro për mishin e freskët dhe të ngrirë të pulës. Gjithashtu, 40 milionë euro kanë qarkulluar në tregtinë e përpunimit të mishit, si salçice, sallama etj.

Në tregtinë me pakicë me prodhime të furrtarisë kanë qarkulluar afër 70 milionë euro, prej të cilave afër 45 milionë janë për bukë.
Bumi teknologjik në vitet e fundit, si dhe oferta e madhe e televizorëve, kompjuterëve, telefonave celularë, lap- topave, e kështu me radhë – raporton KOHA, ka ndikuar edhe në qarkullimin e madhe të tregtisë me pajisje informatike dhe të telekomunikacionit.
Dyqanet e pajisjeve audio dhe video, informatike dhe të telekomunikacionit kanë shitur mallra me vlerë prej 79 milionë euro, prej të cilave 36 milionë euro janë harxhuar për kompjuterë, 17 milionë euro për televizorë të rinj dhe afër 10 milionë euro për celularë të rinj.

Janë harxhuar edhe afër 80 milionë euro për cigare, 63 milionë euro për ilaçe dhe 65 milionë euro për pajisje shtëpiake. Është interesante të theksohet se në tregtinë me prodhime të kozmetikës dhe të tualetit kanë qarkulluar rreth 68 milionë euro. Prej këtij totali, afër 22 milionë euro janë harxhuar për blerjen e letrës së tualetit. Statistika nënvizon edhe harxhimet e ndryshme që kanë kryer qytetarët për pajisjen e shtëpive të tyre. Për pajisje sanitare prej qeramike dhe porcelani, janë harxhuar 14 milionë euro, për perde afër 2.5 milionë euro, ndërsa për tepihë janë harxhuar 1.2 milionë euro. Afër 4 milionë euro janë harxhuar për mobilim të kuzhinës. Të dhënat zyrtare për llojet e ndryshme të tregtisë, tregojnë më tej se dyfish më shumë të holla janë harxhuar për blerjen e gazetave sesa librave. Qytetarët për shtyp në vitin 2015 kanë ndarë afër 7.3 milionë euro në raport me afër 3.5 milion euro për libra. Shumë e ngjashme që është ndarë për blerjen e librave është e përafërt me atë të blerjes së lojërave për fëmijë, për çka janë harxhuar afër 5 milion euro. Në fund është interesant të theksohet se për blerjen e luleve janë harxhuar 1.5 milion euro./koha.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments