Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKryeprokurori i ri në vitet 90'ta ka dënuar shqiptarë të pafajshëm (Dokument+VIDEO)

Kryeprokurori i ri në vitet 90’ta ka dënuar shqiptarë të pafajshëm (Dokument+VIDEO)

Kryeprokurori i ri publik, Lubomir Joveski, nuk është emër i panjohur për për shqiptarët. Emri i tij figuron në një nga ngjarjet më të rënda dhe të parat në Maqedoninë e pavarur ku kanë pësuar një numër i madh i shqiptarëve.
Në vitin 1994 Lubomir Joveski ka qenë gjykatësi i cili ka dhënë verdiktin në rastin e “aferës së armëve” në të cilën aktivistë, anëtarë dhe funksionarë të lartë politik të Partisë për Prosperitet Demokratik përfunduan në burgje. Një nga të dënuarit madje ka humbur jetën nga keqtrajtimet dhe rrahjet e policisë së asaj kohe.

Këtij verdikti famëkeq i parapriu arestimi masiv i aktivistëve dhe funksionarëve të PPD-së në vitin 1994, por edhe zyrtarëve qeveritar në mesin e të cilëve edhe zëvendësministri i mbrojtjes Hysen Haskaj i cili kishte 3 muaj që kishte marrë funksionin. Ishte arrestuar edhe Mitat Emini zyrtar i lartë i PPD-së, si dhe shumë funksionarë të tjerë.

Siç shkruan në verdiktin e siguruar nga Televizioni Shenja, Mitat Emini, Hasan Agushi, Resmi Ejupi, Selam Elmazi, Shinasi Rexhepi, Hysen Haskaj, Burim Murtezani, Akif Demiri, Abdiselam Arsllani, Eugen Cami dënoheshin për shkak të tentativës për prishjen e rendit Kushtetues të Maqedonisë së pavarur.

Joveski në verdikt kishte ardhur në përfundim se aktivitetet e këtyre personave të organizuar në “Shtabin për mbrojtje kombëtare” dhe më pas nën ombrellën e PPD-së janë zhvilluar prej vitit 1991 dhe kishin ardhur në shprehje pikërisht në momentin kur Maqedonia kishte fituar pavarësinë në vitin 1993. Prokuroria dhe gjykata kishin ardhur në përfundim se ky grup kishte financim dhe logjistikë nga shqiptarët jashtë Maqedonisë që u siguronin armatim dhe para por se personat kryesor që do të organizonin kryengritje dhe trazira ishin shqiptarët e Maqedonisë. Nga shqiptarët është quajtur “afera e armëve” ndërsa maqedonasit e quanin “forca paraushtarake”.

Ka më shumë se 25 vjet që kanë kaluar nga ky rast, por ende edhe pse ka një epilog gjyqësor, rrethanat e vërteta nuk janë zbardhur kurrë./Gazeta Express/

https://youtu.be/zZOQGJtCkDY

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments