Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKroacia në çerekfinale, mposhti me penalti Danimarkën

Kroacia në çerekfinale, mposhti me penalti Danimarkën

Danimarka ka humbur në llotarinë e penalltive kundër Kroacisë, derisa skandinavët kanë befasuar me rezultatin e fundit
Kroacia është skuadra e radhës e cila është në çerekfinale të Rusia 2018 pas penalltive.

Danimarka e nisi furishëm pjesën e parë të takimit duke arritur që të shënonte që në pjesën e parë me Jorgensenn, por Kroacia reagojë shumë shpejt duke shënuar pas 3 minutave me Mandzukic.

Por, kaq ishte nga pjesa e parë të cilën e dominuan kroatët.

Në pjesën e dytë shumë më të mirë ishin danezët.

Madje ata arritën që ta godasin edhe shtyllën, derisa shumë pak pamë nga loja e kroatëve në pjesën e dytë.

Megjithatë, të dyja skuadrat u mbrojtën mirë dhe pas 90 minutave lojë nuk kishte fitues.

Në vazhdime, Rebic bëri një kalim të mirë, por u pengua në zonën e 11 metërshit dhe u akordua penallti në minutën e 115 të takimit.

Nga pika e bardh dështoi të shënoi Luka Modric duke shkuar ndeshja në penallti.

Në lotarinë e penalltive më të saktë ishin kroatët, por falë pritjeve të Subasic që priti tri penallti. Edhe Schmeichel priti 3 penallti, por një gjatë kohës se rregullt.

Për danezët humbën penalltitë Eriksen, Schoene dhe Joergensen, kurse Badelj dhe Pivaric nuk shënuan. Në fund Kroacia fitojë me rezultat 3-2 me penallti.

Kroacia do të përballet me Rusinë në çerekfinale. /GazetaExpress/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments