Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKreu i KSHZ-së rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve (VIDEO)

Kreu i KSHZ-së rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve (VIDEO)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i rekomandon institucioneve ta shqyrtojnë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski thotë se para se gjithash është shëndeti i qytetarëve dhe se për çdo gjë tjetër ka kohë.

Me kokë të ftohtë dhe me logjikë të sillen vendime të logjikshme. Besoj se institucionet janë duke e ndjekur situatën çdo ditë. Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. Për çdo gjë tjetër ka kohë. Ne kemi reduktuar numrin e personave dhe aktiviteteve në KSHZ- deklaroi Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së.

Derkoski këto porosi i bëri në mbledhje të KSHZ-së, si pasojë e pamundësisë për të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kërkesat e KSHZ-së për kandidatët për deputet nuk janë shqyrtuar të gjitha nga Gjykatat Themelore. Derkoski i kujtoi organet gjyqësore se për një gjë të tillë i obligon ligji.

Janë të detyruar të na përgjigjen në kohë, apo thënë sipas ligjit brenda 24 orëve. Kjo kërkesë e jona është pa pagesë ashtu siç kishin dilema disa gjykatës se gjoja nuk janë bërë fletëpagesat për listat e kandidatëve etj. Është mirë të na përgjigjen në afat prej 24 orëve- tha Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së

Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare tek presidenti. Temë diskutimi do të jetë situata me Coronavirusin dhe hapat e mëtejme të institucioneve.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments