Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniKoronavirusi/ Erdogan: Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time...

Koronavirusi/ Erdogan: Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton AA.

“Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij para kombit.

Erdoğan theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar 5.2 milionë lira turke (791 mijë dollarë) në fushatë.

Ai shtoi se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera që luftojnë koronavirusin.

“Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa po ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, tha presidenti turk.

Sot më herët, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 168.

Sipas ministrisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 10.827, me 1.610 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments