Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës: Drejtuar këshilltares Rajmonda Mahmudi e cila me profesion është...

Komuna e Strugës: Drejtuar këshilltares Rajmonda Mahmudi e cila me profesion është “ekonomiste”


Qytetarët duhet të informohen saktë, sepse “Para fakteve heshtin dhe mbretërit”. Drejtuar Këshilltares e cila me profesion është “ekonomiste”.

Disa këshilla dhe të dhëna që si ekonomiste duhet t’i kishte vënë në përdorim më herët para se të reagonte.

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës.
Të gjithë ju po e kuptoni se kohën e fundit plasimi i informacionit është shëndruar në garë me kohën, ku disa “megafon partiak” mundohen çdo ditë të plasojnë informacione për të cilat duhet më herët që të verifikohen, krahasohen apo edhe analizohen. “Megafoni partiak” në rolin e “ekonomistes” profesoreshës znjsh.Rajmonda Mahmudit po i japim disa këshilla për të cilat ndoshta në reagimin e radhës me qëllim manipulimi të qytetarëve nëpërmjet ndonjë reagimi, ajo duhet pasur në konsideratë. Metoda krahasuese paraqet mënyrën e paraqitjes dhe krahasimit të dukurive të ndryshme dhe atë duke pasur në konsideratë që krahasimi i numrave është dukuri për të cilën nuk duhet metod por vetëm vlerësim.

Këshilltare e nderuar besoj që e kuptoni që numri “1” është më i vogël se numri “2”, duke mos ju vendosur në vështirësi për të krahasuar numrat “0,5” dhe “0,05”.
Po ju japim disa fakte të cilat si ekonomiste nëse do i kishit ditur para se të largoheshit dje nga Këshilli i Komunës së Strugës ndoshta do të sillnit një vendim për tu larguar nga subjekti juaj politik.

1. Gjatë vitit 2015-2016 nga ish administrata e Komunës së Strugës janë paguar 5 410 952, 00 denar për reprezentacion ku edhe 2 000 000, 00 denar të tjera të pa regjistruara të cilat janë paguar në vitin 2018 dhe atë në vlerë 2 000 000,00 denar , ndërsa harxhimet për reprezentacion për vitin 2018 kanë qënë 2 664 515, 00 denar.

2. Gjatë vitit 2015-2016 nga ish administrata e Komunës së Strugës janë paguar 3 021 445,00 denar për servisim të veturave ku të gjithë qytetarët janë dëshmitar të faktit që faturimet fiktive për servisim sollën deri në gjendje të mjerueshme mjeteve të Komunës. Ndërsa harxhimet e servisimit për vitin 2018 kanë qënë 1 154 900,00 denar duke përfshirë dhe servisimin e Kamionëve në njësinë e zjarrfikësve në Komunën e Strugës.

3. Shpenzimet për lëndë djegëse për vitin 2015 kanë qënë 2 577 632,00 denar, në vitin 2016 kanë qënë 3 000 000,00 denar ndërsa në vitin 2018 janë 2 108 760, 00 denar. Duhet të keni në konsideratë që çmimi i naftës në vitet 2015 dhe 2015 ka lëvizur nga 43 deri në 52 denar ndërsa në vitin 2018 çmimi i naftës ka qënë 60 denar.

4. Mirëmbajtja e deponisë gjatë vitit 2018 ka qënë një fakt dhe një e vërtet që qytetarët gjatë këtij viti kanë pasur një ajër të pastër ndërsa për shumë vite vetëm keqpërdoret me mjetet e deponisë.Sa për informimin e qytetarëve të gjithë mjetet e vitit 2018 kanë qënë të siguruara nga Ministritë përkatëse dhe ndërtimi i punktit grumbullues. Vlera e mjeteve të siguruara nga ana e institucioneve qeveritare ka qënë 12 000 000, 00 denar.

5. Për mirëmbajten e lumenjëve po të njëjtat mjete janë harxhuar si në qeverisjen e kaluar por fakti është se në vitin 2018 nuk kishim një Strugë të përmbytur, po e njëjta gjë është për shpenzimet e ndriçmit publik, ndërsa shpenzimet juridike në qeverisjen e mëparshme kapin vlera me miliona denar në dëm të buxhetit të Strugës për të cilat ju vetë i keni realizuar.

Qytetarët meritojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ne jemi këtu për t’jua thënë atë të vërtetë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments