Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKompania e Sigurimit: Ja sa para do marrin familjet e viktimave dhe...

Kompania e Sigurimit: Ja sa para do marrin familjet e viktimave dhe sa të lënduarit (VIDEO)

Autobusi i aksidentuar i tipit “Setra S-317 GT” ka poseduar polisë të vlefshme të sigurimit deri në janar të viti 2020.

Polisa me numër 5453 e dhënë sipas obligimit ligjor nga Kompania e Sigurimeve “EuroSig”, ka të siguruar 59 vende të udhëtarëve në rast të fatkeqësive në komunikacion.

Dëmshpërblimi do t’u bëhet vetëm udhëtarëve të aksidentuar, që në këtë rast, familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500 euro për person.

Për udhëtarët, që mund të mbeten invalid dhe nuk do të jenë më të aftë të punojnë, do të dëmshpërblehen me nga 9 mijë euro.

Kurse, për udhëtarët me lëndime tjera do të marrin nga 2.200 euro për kurimet mjekësore.

Ne jemi të gatshëm të paguajmë 100% obligimin ligjor të kësaj polise, e cila vlerën maksimale e arrin në 675 mijë euro për të gjithë udhëtarët.

Autobusi me targa GV-864-BT nuk ka qenë i siguruar në nivelin ‘Full Kasko’, por vetëm me llojin e “Auto-përgjegjësisë”, që nënkupton se vlera prej 370 mijë eurove për dëmet materiale nuk do t’i kompensohet kompanisë ‘Durmo Tours’ – njoftojnë nga Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Me urdhër të prokurorit, autobusi është duke iu nënshtruar ekspertizës teknike nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, ndërsa më pas do të përgatitet mendim të shkruar për gjetjet e defekteve.

Një ekip i Byrosë së Ekspertëve Ligjorë, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje me prokurorin publik, është duke përgatitur raportin i cili do të përmbajë konstatimet për shkaqet e mundshme të aksidentit.

Ndër të lënduarit nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, është edhe shoferi Manoil Trifunovski. Prokuroria tha se ai do të merret në pyetje sërish posa të shërohet, së bashku me udhëtarët e tjerë të mbijetuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments