Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSportKjo është mosha kur njerëzit mërzitën me punën

Kjo është mosha kur njerëzit mërzitën me punën

Sipas një studimi me më shumë se 2.000 punonjës në Britani të Madhe janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re.

Një në gjashtë punonjës britanikë më shumë se 35 vjeç ishin të palumtur me punën e tyre – më shumë se dyfishi i atyre nën moshën 35- vjeç.

Rreth një e treta e njerëzve më shumë se 55 vjeç thanë se ata nuk ndiheshin të vlerësuar, ndërkohë që 16 për qind thanë se ata nuk kishin miq në punë.

Jean Prince ishte 50-vjeç kur ajo nisi të punojë për një kompani teknologjike pranë Cambridge si autore teknike, duke shkruar dokumentacionin e softuer.

Por Jean nuk ishte e lumtur, pasi që vendi i punës u bë gjithnjë e më i ftohtë dhe i ashpër.

Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School, thotë se ka një mënyrë për të luftuar mërzinë, por duhen përpjekje të mëdha.

“Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë –ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës. Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal. Të bësh miq në vendin e punës mund ta përmirësojë situatën”, tha Cooper.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments