Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëKjo është “Miss Mjellma” e parë e Liqenit të Strugës, sot një...

Kjo është “Miss Mjellma” e parë e Liqenit të Strugës, sot një grafiste e shkëlqyer (FOTO)

Teuta Hoxha- Imeri lindi në vitin 1986 në Strugë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Strugë, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, dega Disenj – Grafik,e cila sot është një grafiste e talentuar dhe profesioniste,shkruan Struga Ekspres.

Ajo pas vetes ka një sërë ekspozitash personale në Maqedoni por gjithashtu ka marrë pjesë edhe në disa eskpozita kolektive jashtë vendit si Bienalja e 13-të ndërkombëtare për grafikë (miniatura) në Poloni në vitin 2008 dhe Bienalja e 14-të ndërkombëtare për grafikë (miniatura) po në Poloni në vitin 2009.

Ja  6 ekspozitat personale të Teuta Hoxhës

2009-Galeria Tocka-Shkup

2011-Galeria QIK-Shkup

2011-Galeria Vangel Koxhoman -Struge

2014-Galeria QIK-Shkup

2014-Galeria Qik-Sofje-Bullgari

2014-Galeria Kult-Gostivar

Ndërsa në ekspozitat kolektive ka marrë pjesë në Shkup,Struge Poloni Gostivar Manastir etj.

Në vitin 2002 në  Struge u organizua “Miss Mjellma” e Liqenit ku Teuta Hoxha u kurorëzua me këtë titull ,mbas vitit 2002 u mbajtë edhe 4 vite rreshtazi e u mbyll si eveniment per shkak te mjeteve financiare.

Nga ky eveniment mori pjesë në Miss Kosova dhe mori çmimin e Miss Fotozhenia dhe në vitin 2003 në Miss Albania ku mundi të futej ne finale, në 5-en e fundit.

Nga Miss Kosova vazhdoi për në Brazil ku zhvilloheshin gara per Miss Queen 2003,aty u kurorëzua me vendin e pare,pra duke fituar trofeun e “MISS Queen”.

Në vitin 2003 në Miss Erth ne Filipine rrembeu dy çmime,atë të Miss mediat dhe Miss Talenti.Gjatë këtyre viteve është marrë me sfilata të ndryshme,ketu dhe jashtë vendit ka patur bashkëpunim dhe me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha .

“Mbasi fillova studimet në  Shkup në Fakultetin e Arteve, dega Grafik u shkeputa nga kjo avanturë dhe nisa karrieren time si Grafiste.Jetojë ne Shkup me nje familje te mrekullushme e cila me perkrahë maksimalisht ne profesionin tim,sepse unë dhe bashkëshorti jemi të dy brenda fushës së artit,tregon për Struga Ekspres,Teuta Hoxha-Imeri.

Teuta Hoxha është bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur nga Shkupi Mustafa Imeri-Tafa,të cilët kanë dhe fëmijë,Lisin dhe Artin.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments