Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriKjo është dhoma e hotelit ku ndërroi jetë Ismail Qemali (FOTO)

Kjo është dhoma e hotelit ku ndërroi jetë Ismail Qemali (FOTO)

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka vizituar hotelin ku 100 vite më parë dha frymën e fundit themeluesi i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali.

Açka ka qenë pikërisht në qytetin italian të Perugias, ku në Hotel Brufani, më 26 janar 1919, siç thotë shkrimtarja ndërroi jetë Ismail bej Vlora në rrethana të paqarta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo tregon emocionet e këtij takimi dhe vizitën në dhomën 212. Açka tregon se jo rastësisht dje në hotel ishin edhe pasardhës së Ismail Qemalit për të kujtuar vdekjen e tij, që sipas shkrimtares ka ndërruar jetë më 26 janar dhe jo më 24 ashtu siç e përkujtonn politika.
“Duke ditur “sherret” shqiptare mbi datat e njerëzve të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, kisha menduar se përkujtimet ishin bërë në datën 24, por familjarët kënbëngulën që data e vdekjes së Ismail bej Vlorës eshte 26 janari. Ata e dëshmojnë këtë me dokumenta”, shprehet Açka ndër të tjera.

Komenti i plotë:

Nata e vetmisë së gjatë, Perugia 26 janar 1919-2019
Mbrëmë, bujtëse jo aq rastësisht në qytetin e Perugias, nuk e kisha ate ndjesinë e thjeshtë të turistes, siç më ndodh përherë. Ishte mbrëmja e 26 janarit, dhe këmbët më çuan në Hotel Brufani, aty ku 100 vjet më parë, në kushte ende të paqarta, ndërroi jetë Ismail bej Vlora, një prej themeluesve të pavarësisë së Shqipërisë, babai i shtetit shqiptar. Me miqtë e mi, me të cilët vendosëm të vizitonim hotelin në nderim të Ismail Qemalit, kërkuam për një tufë lule në qendrën e vjetër të qytetit, dhe pasi nuk gjetëm, mblodhëm një tufë degësh të blerta, me shpresën që do të mund t’i vinim në dhomën e tij, e cila për fat a për arsye që vetëm rastësi të shenjta e shpjegojnë, ishte e lirë.
Tek flisnim në holl me mbikëqyrësit për vizituar dhomën 212, na afrohet njëri prej tyre me fytyrë të qeshur dhe na shoqëron me çelësin në dorë. Tek hap dhomën na thotë se është shqiptar që jeton prej 18 vitesh në Perugia dhe see a vetëm tri ditë që ka filluar punë në Hotel Brufani. Rolandi, sic thotë, nuk e ka degjuar kurrë historinë që I tregoj dhe kjo më trishton shumë. Sa pak u kemi mësuar brezave nga historia jonë. Sa pak jemi kujdesur ta ruajmë. Kur zbresim në holl që të falenderojmë mbikëqyrësit bujarë, një grup shqiptarësh na tërheqin vëmendjen. Ata janë stërnipërit e stërmbesat e familjes Vlora që kanë ardhur të nderojnë stërgjyshin e tyre. Ne presim të mbarojnë vizitën e tyre që të pimë një kafe bashkë. Duke ditur “sherret” shqiptare mbi datat e njerëzve të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, kisha menduar se përkujtimet ishin bërë në datën 24, por familjarët kënbëngulën që data e vdekjes së Ismail bej Vlorës eshte 26 janari. Ata e dëshmojnë këtë me dokumenta. Dhe kanë vetëm një kërkesë të thjeshtë: historianët të thonë fjalën e tyre të bazuar në dokumenta dhe figura e Ismail Qemalit të ketë respektin e merituar. Ne flasim gjatë dhe njeri prej miqve, i ardhur enkas nga Vlora, lexon një poezi të Ali Asllanit për Ismail bej Vlorën. Në fund shkruajmë emrat tanë në një copë letër që mban datën 26 janar 2019. Jashtë qelqeve po binte muzgu që do të sillte natën plot drita të Peeugias, atë natë që 100 vite më parë kishte sjellë vetminë e njërit prej burrave më të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments