Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëto janë vijat e kuqe për emrin

Këto janë vijat e kuqe për emrin

Eurokomesari Johanes Han ka pranuar përshtypjet pozitive dhe optimizmin e kryeministrit Zoran Zaev mbi takimin e tij më homologun grek Aleksis Cipras. Zaev madje i ka përcjëllë Hanit shpresën që viti 2018 të avancojë proceset euro-integrese.
“Kjo ngjarje e rëndësishme, takimi me kryeministrin Cipras, ka rëndësi të madhe edhe për përparimin e proceseve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, rajonin dhe për BE-në” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndërsa Han e kishte vlerësuar takimin si lajm të mirë, që tregon guxim e vision. Sipas tij zgjidhja e emrit do të jetë e mirë për dy vendet, rajonin dhe gjithë Evropën.

Njëherit, pas negociatave të Davosit, dy kryeministrat janë “në aksion” për të arritur konsensus nacional për emrin.

Kështu kryeministri grek, Cipras takoi kabinetin qeveritar dhe partnerin e koalicionit, liderin e partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos.

Ai do ta takojë edhe Presidentin e shtetit, Prokopis Pavlopulos, ndërsa gjatë të shtunës do t’i takojë veç e veç liderët e partive politike. Me ç’rast lideri i partisë opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Micotakis i cili ashpër kundërshton negociatat dhe vlerëson se është shumë vonë për t’u informuar në këtë fazë, prapë se prapë ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Paralelisht me koordinimet në Athinë, nesër në Klubin e Deputetëve, Zaev bashkë me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov pritet të takojë Presidentin, Gjorge Ivanovë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Intensifikimi i takimeve të brendshme korrespondon me vizitën e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic i cili në fund të muajit do të qëndrojë në Shkup e Athinë për të dëgjuar qëndrimet e të dy palëve rreth propozimeve që ua ofroi në raundin e fundit të negociatave në Nju Jork. Derisa kjo situatë ndiqet me qetësi tek ne, në fqiun jugor edhe zyrtarisht u caktua protesta e 4 shkurtit në Qendrën Sintagma të Athinës, kundër përdorimit të termit “Maqedoni”.

Mediat greke raportojnë se organizatorët e protestës kërkojnë bekim nga ana e Kishës greke, për shkak se sipas tyre, kërcënimi që po i bëhet integritetit territorial të vendit mund të luftohet vetëm me dalje masive të popullit në protestë. S

hoqata e priftërinjve të Greqisë ndërkaq ka vendosur t’i bashkëngjitet protestave, duke kumtuar se priftërinjtë nuk mund të qëndrojnë larg besimtarëve, në këtë moment kritik.

Ndryshe, në brifing me gazetarët, zv/ministri i Jashtëm, Jorgos Katrugalos kishte thënë se Qeveria i përmbahet pozitës nacionale për emrin dhe pret nga partitë tjera të kenë besim në të.

Ai kishte përsëritur se po negociohet për një zgjidhje të përbashkët, dobiprurëse për të dyja palët. Ndërsa duke komentuar vullnetin e autoriteteve të Shkupit për të ndërruar emrat e aeroportit dhe autostradës kishte thënë se kjo është pika fillestare dhe jo ajo përfundimtare.

Më parë fqinjët tanë jugor pos ndryshimit të emrit të aeroportit dhe autostradës, kishin kërkuar edhe largimin e përmendores së Luftëtarit në Kalë apo Aleksandrit të Madh; ndryshimin e teksteve shkollore, riemërimin e stadiumeve, madje edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments