Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKëto janë profesionet më të kërkuara në Zvicër

Këto janë profesionet më të kërkuara në Zvicër

Në fillim të vitit 2019 më së shumti vende të lira pune në Zvicër janë shpallur në sektorin publik. Si shembull: shumë vende pune për mësues vazhdojnë të mbeten të paplotësuara

Ndërmarrjet zvicerane janë në kërkim të punëtorëve për personelin e tyre. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019 kanë qenë të shpallura afër 7 për qind më shumë vende të lira pune se një vit më parë. Por sigurisht, jo të gjitha profesionet kanë shanse të mira në tregun e punës.

Po cilat janë degët që aktualisht ofrojnë më shumë vende pune? Artikulli i sda.ch në vijim ofron përgjigje për këtë pyetje.

Në fillim të vitit 2019 më së shumti vende të lira pune në Zvicër janë shpallur në sektorin publik. Si shembull: shumë vende pune për mësues vazhdojnë të mbeten të paplotësuara, vie në përfundim raporti më i ri për punën, i bërë nga sipërmarrja për ndërmjetësim të punës, Adecco, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, kemi një treg të stërngopur me profesione të sferës komerciale dhe administrative.

Në përgjithësi, sipas Adecco Swiss, tregu i punës në Zvicër ka pasur një ngritje të fuqishme edhe në tremujorët pararendës. Pyetja që shtrohet është: sa kohë do të vazhdojë ky trend? Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, ka pasur fare pak shtim të vendeve të reja në tregun e punës.

Një vështrim mbi zhvillimet më aktuale tregon një stagnim në pothuajse të gjitha grupet e profesioneve në krahasim me kuartalin (tremujorin) paraprak, thuhet në një komunikatë të Adecco-Schweiz të bërë publike të hënën.

Ekonomia zvicerane, si pasojë e tkurrjes që po pëson ekonomia globale, i “ka dhënë makinës një marsh (shpejtësi) më pak”. Kështu, ajo pritet që këtë vit të zhvillohet afërisht përgjysmë më pak se në vitin e kaluar.

Në fillim të vitit 2019 më së shumti kërkesa kishte për punonjës në shërbimin publik, transmeton albinfo.ch. Kështu, për profesionet si mësues dhe për shërbimet tjera publike ka pasur pothuajse për një të pestën më shumë shpallje vendesh të lira pune se sa në tremujorin e njëjtë të një viti më parë.

Kur është fjala për personelin mësimor, Sandra von Ow nga Universiteti i Cyrihut, e cila është duke e zhvilluar hulumtimin mbi tregun e punës së bashku me Adecco thotë: “Konstatojmë se për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve të moshës shkollore do të detyrohemi të punësojmë më shumë personel mësimor.

Por edhe në shkallën parashkollore dhe në atë pas shkollimit të detyruar kemi vënë re një rritje të shpalljeve për vende të reja të punës”.

Në këtë fillim viti, janë kërkuar po ashtu shumë profesionistë të lëmit të menaxhimit dhe organizimit, si kuadër i mesëm ose drejtues projektesh, përcjell albinfo.ch. Kërkesa për këto profile është rritur për 16% ndërsa për profesionistë të informatikës ka pasur një rritje të kërkesës prej 13%. Nga ana tjetër, më pak të kërkuar kanë qenë punonjësit e zyrave dhe të administratës si dhe ata të financave dhe kontabilitetit, ku është regjistruar një rënie prej 3%.

Ulja e numrit të vendeve të lira të punës nëpër zyra dhe në administratë është një tendencë që vazhdon prej vitesh, thonë në adecco.

Rënia e kërkesës së ekonomisë për profesione komerciale dhe administrative shpjegohet me automatizimin në rritje që po gjen shprehje në këto profesione. Për këtë arsye po bëhen gjithnjë më të rëndësishme specializimet në këtë fushë.

Sipas Adecco-Jobindex, Zvicra lindore me një shtim prej 19% të ofertave për punë, ka pasur rritjen më të madhe në krahasim me regjionet tjera të Zvicrës.

Para së gjithash në regjionin rreth Kantonit të St. Gallenit ka pasur shtim të ofertave për punë, më së shumti për profesionet e teknikës dhe informatikës. Por kërkohen po ashtu edhe kontabilistët.

Rreth 10% më shumë shpallje të vendeve të lira të punës ka pasur në regjionin Espace Mittelland (Freiburg, Neuchatel, Jura, Bernë), regjion në të cilin janë kërkuar më tepër ndërmarës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments