Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKërkohen më shumë linja ajrore nga Ohri

Kërkohen më shumë linja ajrore nga Ohri


Sektori turistik kërkon vendosjen e linjave të rregullta ajrore nga Ohri për në Gjermani, Lubjanë, Stamboll, Holandë dhe disa shtete skandinave. Përveç që do të sjellë më shumë turistë në Strugë dhe Ohër, ata konsiderojnë se kjo nuk do të jetë në vetëm në favor të turizmit dhe popullatës lokale, por edhe për banorët e Shqipërisë, sidomos nga zonat kufitare. Këto drejtime janë të rëndësishme pasi nga këto shtete vjen pjesa më e madhe e diasporës.
Punonjësit turistik shprehen se kapaciteti i aeroportit të Ohrit shfrytëzohet shumë pak.

“Ka më shumë mundësi që numër më i madh i turistëve të arrijnë tek aeroportet tona pasi në të kaluarën çdo herë jemi ballafaquar me problemin e njëjtë, gjegjësisht qasjen tek aeroporti i Ohrit. Fluturimi deri në Shkup nuk është më shumë se dy orë, ndërsa duhet t’ua shpjegojmë turistëve dhe partnerëve tanë se prej Shkupit deri në Ohër duhet të voziten rreth tre orë”, thotë Jakim Malenko, punonjës turistik nga Ohri.

Aeroporti i Ohrit funksionon vetëm gjatë verës kur operojnë dhjetëra linja çarter gjatë një dite. Edhe këtë sezon turistik janë paralajmëruar disa fluturime çarter nga disa vende evropiane. Ndërkohë operatorët turistik presin rritje të numrit të turistëve në Liqenin e Ohrit këtë verë.

“Mund të them se krahasuar ve vitin e kaluar, këtë vit kemi rritje prej 18 deri 20%. Këtë e tregon fakti se vitin e kaluar kishim katër fluturime çarter, Amsterdam – Ohër dhe Ajnd’hoven- Ohër, ndërsa këtë vit kemi pesë, ndërsa në kulmin e sezonit gjashtë”, thotë Çelik Asim – punonjës turistik.

Pushteti kohë më parë paralajmëroi se kërkohen kompani me buxhet të ulët që do të ofrojnë fluturime të lira nga Ohri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments