Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKeni kujdes të madh nga rrëshqitjet e dheut në rrugën Strugë-Dibër

Keni kujdes të madh nga rrëshqitjet e dheut në rrugën Strugë-Dibër

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët e tjera rrugët vende-vende janë të lagështa.
Reshje me borë të dobët ka në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë, por për momentin nuk paraqet pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e pasdites për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments