Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKasami: Pas kësaj dite nuk ekziston BDI-ja, por një degë e LSDM-së

Kasami: Pas kësaj dite nuk ekziston BDI-ja, por një degë e LSDM-së

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se fitorja duhet t’i urohet LSDM-së dhe jo BDI-së e cila sipas tij është shndërruar në një degë të LSDM-së. Ai tha se koalicioni “Aleanca me BESË” është fitues absolut në kampin politik shqiptarë.
“Ne jemi fitues absolut dhe real të zgjedhjeve në kampin politik shqiptarë. Jemi këtu me gjithë manipulimet që janë bërë e dhanë rezultatin. Sonte është shuar një parti shqiptare, dhe LSDM është bërë sovran i komunave shqiptare. Pas kësaj dite zgjedhore nuk ka BDI por ka një degë të LSDM-së”, tha Bilall Kasami, raporton SHENJA.
Ai tha se koalicioni Aleanca me BESË është fitues real dhe moral i këtyre zgjedhjeve.
“U bashkuan Zaevi, Boshovski, Zaeviqat e të tjerë që t’ia sigurojnë fitoren BDI-së. Ne i bëjmë ftesë që sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta vërtetojmë vullnetin politik të shqiptarëve. Ne koalicioni Aleanca me BEDË e kemi mundur BDI-në gjithkund por ishte LSDM ajo që i ndihmoi BDI-së”, tha Kasami.
Ai shtoi se ata do të vazhdojnë edhe më tutje të mbrojnë interesin shqiptarë. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments