Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKanadaja kërkon mbi 1 milion banorë të huaj për 3 vitet e...

Kanadaja kërkon mbi 1 milion banorë të huaj për 3 vitet e ardhshme

Dëshironi të jetoni dhe punoni në Kanada? Kjo ëndërr mund të bëhet realitet pasi që Qeveria e Kanadasë ka njoftuar lidhur me planet për të pranuar më shumë se një milion imigrantë në tre vitet e ardhshme.

Në Raportin Vjetor për vitin 2018 të Ministrisë së Imigracionin, ministri Ahmed Hussen, zbuloi planet për të pranuar deri në 1 milion e 80 mijë banorë të përhershëm ndërmjet viteve 2019 dhe 2021.

Duke prezantuar raportin, Hussen, i cili fillimisht erdhi në Kanada si një refugjat somalez, tha se “emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada dhe suksesi ynë në të ardhmen varet nga siguria që ata janë të mirëpritur dhe të integruar mirë”, shkruan Forumi Ekonomik Botëror, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, një në pesë vetë që jeton në Kanada ka lindur jashtë vendit, ndërsa më shumë se gjashtë milionë emigrantë të rinj kanë ardhur që nga viti 1990.

Imigracioni shihet si çelësi për të ndihmuar në forcimin e ekonomisë kanadeze. Me ardhjen e emigrantit të ri, mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të një popullsie të plakur. Raporti thotë se pensionistët parashikohet të arrijnë raportin 2 me 1 në vitin 2036, krahasuar me 4.2 me 1 që ishte në vitin 2012.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments