Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKafshohet nga qeni: Doktorët i heqin këmbët dhe dorën pas infeksionit

Kafshohet nga qeni: Doktorët i heqin këmbët dhe dorën pas infeksionit

Një nënë e katër fëmijëve i është nënshtruar një amputimi të trefishtë pasi qeni i saj e kishte kafshuar, duke i shkaktuar një infeksion të rëndë nëpër tërë trupin, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Christine Caron ishte duke luajtur me qenin e saj me datën 16 maj të vitit 2013 kur qeni i saj aksidentalisht i kafshoi dorën. Ajo shkoi në spital gjashtë ditë më vonë pasi kishte përjetuar simptoma si të gripit. Gjatë rrugës në spital gruaja kishte humbur vetëdijen.

Pas 3 jave në koma ajo u zgjua, ku doktorët e diagnostikuan me një infeksion që iu kishte përhapur në tërë trupin. Pasi që infeksioni kishte shkaktuar vdekjen e indeve të një pjese të madhe të trupit, ajo është dashur t’i nënshtrohej procedurës së amputimit të dy këmbëve dhe një dore.

Disa nga simptomat e një infeksioni të përgjithshëm janë: konfuzion, dhimbje ekstreme të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe urinim i vështirë. “Mënyra e vetme për të shpëtuar ishte amputimi i këmbëve dhe duarve”, u shpreh 55- vjeçarja.

Kafshimi i kafshëve është shumë i rrezikshëm, duke shkaktuar infeksion dhe duke lejuar bakteret të depërtojnë thellë në lëkurë. Ky infeksion mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe rrjedhimisht gjaku nuk mund të qarkullojë mirë.

Një në tre persona që zhvillojnë këtë infeksion vdesin , dhe përafërsisht 46.000 njerëz në Britaninë e Madhe dhe 250.000 në Amerikë vdesin çdo vit nga ky lloj infeksioni. /Gazeta Express.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments