Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion"Jevgjërishtja e Amdi Bajram do barazohet me shqipen dhe jo shqipja me...

“Jevgjërishtja e Amdi Bajram do barazohet me shqipen dhe jo shqipja me sllavishten”

MIRATOHET LIGJI PËR GJUHËT E PAKICAVE!

Më në fund ndodhi ajo që pritej DUI dhe SDSM -ja, arritën të miratojnë në parlament ligjin për gjuhët e pakicave.Ky është atentati i radhës që DUI dhe aleatët saj po i bëjnë gjuhës dhe dinjitetit shqiptar.
Tani e tutje jevgjërishtja e Amdi Bajram do barazohet me shqipen dhe jo shqipja me sllavishten.
Ky ligj jovetëm që nuk e zyrtarizon shqipen por përkundrazi e denigron pozitën shqiptare dhe gjuhën shqipe në FYROM,pasi qeveria e Zaevit me këtë ligj do ta mbyll çështjen e përdorimit të gjuhëve të pakicave njëherë e mirë.Në vend që DUI dhe Ali Ahmeti ,para formimit të qeverisë të kërkonin si kusht për përfshirjen në atë qeveri ,ndryshimin e kushtetutës ku do sanksionohej në nenet ku bëhet fjalë për gjuhën zyrtare të vendit se,gjuhë zyrtare në këtë republikë është sllavishtja dhe shqipja si dhe shkrimet e tyre cirilik dhe latin.Gjithashtu të thuhej aty se, Maqedonia është shtet i dy kombeve ;i sllavo-maqedonasve dhe i shqiptarëve.Këto ndryshime do ta këthenin dinjitetin dhe barazinë shqirptarëve ndërsa Ali Ahmetin do ta shpallnin hero të gjallë!
Por,kjo nuk është rruga që ka zgjedhur Ali Ahmeti,ai kënaqet me statutin e evgjitit dhe të arixhiut “që me wwwligjin e miratuar gjuha shqipe nuk është zyrtare as e barabartë me sllavishten e Zaevit .
Ali Kapedani mund të arsyetohet duke thënë se ; ” e keni të lehtë të kritikoni ju të pakënaqurit pasi këtu në Farkë temperatura është 500 gradë”!!! Po mirë z.Ali, përse nuk qënkesh temperatura 500 gradë edhe për palën tjetër po vetëm për shqiptarët? Kur i morët armët bëtë një betim mbi flamur se do luftonit për liri dhe barazi ,dhe këtë betim më pas e shkelët me këmbë.Pranuat kapitullimin në MO ,që gjuhën shqipe dhe emrin shqiptar nuk e përmend asgjëkundi.Përse rrokët armët më 2001, për të shijuar pushtetin apo për të mbajtur peng çështjen shqiptare?
Liria që kishit premtuar u përgjysmua,gjuha shqipe nuk u bë e barabartë me sllavishten por me jevgjërishten dhe turqishten,statusi i bashkësisë etnike mbeti po ai, nënshkrimi i MO ishte kapitullim para palës sllavo-maqedonase, ku shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk përmenden si emër as si bashkësi etnike as në kushtetutë ,ju perkrahët një ligj mbi përdorimin e flamujve në vendet publike ku flamuri shqiptar duhet të jetë me proporcione më i vogël se ai sllav. Atëherë zotërinj integristë ku i gjeni atributet dhe meritat të paqëna që ua ngarkoni vetes për avancim si kurrë më parë të gjuhës shqipe dhe çështjes shqiptare?
Veprimtaria në ilegalitet e z. Ahmeti brenda dhe jashtë vendit nuk i jep domosdoshmërisht titullin e patriotit, sepse pas 2001 nxorre fytyrën e vërtetë të kuislingut në pjesmarrjen e koalicioneve qeveritare si me VMRON-ë ashtu dhe me SDSM-në, ku ti dhe integristët e tu nuk realizuat zotimet dhe premtimet tuaja por pranuat vasalitetin në këmbim të pushtetit dhe tenderëve dhe kusarisë.
Gjendja faktike dhe statusi i shqiptarëve në tërë “dërzhavën ” janë pasqyra reale e politikës tuaj të mbrapshtë për këto 16 në qeveritë e koalicioneve.
DUI dhe Ali Ahmeti janë historia e kobshme dhe ëndërra e trishtuar që shqiptarët kanë parë për 16 vjet me radhë .Urimi i parë i kësaj dite shon për integristët e Ali Ahmetit, të cilët arritën të zyrtarizojnë gjuhët e bashkësive etnike si të barabarta me gjuhën shqipe.Për hajr ju qoftë !

Medai Shaholli

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments