Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa si mund të fitohet një leje pune në Zvicër

Ja si mund të fitohet një leje pune në Zvicër

Të përkujtojmë së pari se për personat shtetasë të bashkësisë evropiane (në përjashtim të shteteve anëtare që kalojnë një fazë tranzitore), çështja e lejes së punës dhe qëndrimit, është një formalitet jashtëzakonisht i thjeshtë. Për fitimin e lejes së tillë, mjafton me patur një kontratë pune të nënshkruar apo disa herë mjafton edhe një letër e një punëdhënësi i cili premton një punë apo lidhjen e ardhshme të një kontrate të punës. Në ditën e sotme, nuk ekziston asnjë kufizim në numër për angazhimin e personave që vijnë nga shtetet e Bashkësisë evropiane. Sa i përket respektimit të procedurës, akti i parë që duhet bërë nga personat e interesuar, duhet me e gjetur një punë (preferohet me kontratë, e jo vetëm një formë premtimi), e pastaj kryhen formalitetet tjera për marrjen e lejes së punës dhe të qëndrimit. Gabim është pra të mendohet e kundërta (së pari leja e pastaj puna !).

Për shtetasit që vijnë nga vendet jashtë Bashkësisë evropiane (Kanadë, SHBA, disa shtete ballkanike, etj), procedura për fitimin e një leje të punës është drastike dhe tejet e ashpër. Refuzimet ndodhin shpesh. Aplikohet sistemi i kontigjentëve vjetore (caktimi i një numri të kufizuar të lejeve). Kërkohet nga kandidati që bënë kërkesën të posedojë kualifikime shumë të larta profesionale. Në mes tjerash, autorizimi i punës kushtëzohet edhe me vendin e punës që i propozohet tij, dhe duhet dëshmuar edhe ajo se për punën e propozuar është vështirë të gjinden kandidatë të mjaftueshëm në tregun e brendshëm të punës në Zvicër. Kështu, kërkohet nga punëdhënësi që të prezantojë dëshmi të mjaftueshme se nuk ka arritur të gjejë kandidatë të konvenueshëm apo të mjaftueshëm në tregun zvicran. Është fjala thjeshtë për kategori personash për të cilët ekonomia zvicerane ka nevojë të madhe. Punëdhënësit janë ata të cilët duhet të mbrojnë dosjen e kandidatit. E cekim edhe ate se punëdhënësit e ndryshëm nuk e kanë të njëjtën peshë para autoriteteve administrative që vendosin (për shembull, dallime ekzistojnë në mes të një punëdhënësi siç është industria farmaceutike « Novartis » dhe një ndërrmarje të vogël të ndërtimtarisë).

Pse ekzistojnë kaq shumë dallime në mes të dy sistemeve të pranimit në tregun zviceran të punës?

Marrëdhëniet që e lidhin Zvicrën me shtetet e Bashkësisë evropiane bazohen në marrëveshjet bilaterale (të dyanshme) të cilat parashikojnë posaçërisht që trajtimi në tregun e punës të jetë i barabartë dhe pa diskriminim në mes të shtetasve zviceranë dhe atyre që vijnë nga shtetet e Bashkësisë evropiane. Dihet pra se është pikërisht kjo e rregull e cila u ka mundësuar shumë bashkatdhetarëve tanë, që posedojnë pasaportën e disa vendeve evropiane (Itali, Gjermani, etj), të integrohen në tregun zviceran të punës.

Kurse për personat që vijnë nga shtetet jashtë Bashkësisë evropiane, aplikohet një ligj specifik për të huaj, i cili përmban shumë pakë rregulla të ngjashme me ato të marrëveshjeve bilaterale. Ligji i tillë historikisht karakterizohet me rregullat e tija tejet të ashpra. Pikërisht, bashkatdhetarët tanë që punojnë në disa nga shtetet e sipërpërmendura evropiane dhe që nuk posedojnë shtetësinë e vendeve përkatëse (por vetëm një leje qëndrimi apo pune), iu nënshtrohen pra rregullave të këtij ligji. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për personat që jetojnë në viset tona (Kosovë, Maqedoni, etj.). E vetmja rrugë që do të mundësonte fitimin e një leje pune e hasim në sistemin e kontigjentëve (në përjashtim të rasteve të fitimit të lejes përmes lidhjeve martesore apo të bashkimit familjarë).

Çka mund të thuhet për sistemin e kontigjentëve?

Sistemi i tillë nënkupton se, për çdo vit, caktohet numri i personave që do të kenë të drejtë të fitojnë lejen e punës në Zvicër. Kjo praktikë e llogaritjes aplikohet pra vetëm për personat që i nënshtrohen ligjit për të huaj.

Sipas një vendimi të para disa muajve, Këshilli federal (qeveria zvicerane) vendosi që në vitin 2017 të risë numrin e kontigjentëve për lejet B dhe L (leje me afate të shkurtra). Kjo ishte një rezultat i një presioni që bënin aktorët ekonomik, të cilët, tepër e më tepër, konsideronin se Zvicra ka nevojë më të madhe për krahun punëtor të kualifikuar që vjen nga shtetet jashtë Bashkësisë evropiane. Por, një vendim i tillë natyrisht se nuk besohet se ka ndonjë ndikim të madh për ndryshimin e situatës për vendet tona. Në fakt, me rritjen e numrit të kontigjentëve, rritet vetëm numri i personave që do të kenë mundësi të gjejnë punë, por jo edhe kushtet që aplikohen për hyrje në punë, sipas rregullave tejet të ashpra të sistemit të kontigjentëve. Siç e cekëm më lartë, vetëm personat me kualifikime tejet të larta mund të përfitojnë nga ky sistem i pranimit. Personat që përfitojnë më së tepërmi nga kjo janë si zakonisht ekspertë të lëmive të ndryshme që vijnë nga SHBA, Kanada dhe disa shtete aziatike. Një numër jashtëzakonisht simbolik vjen nga shtetet ballkanike.

Çka pritet në të ardhmen?

Nuk ka vend për një optimizëm të tepruar në këtë drejtim.

Së pari, sipas një iniciative të së djathtës ekstreme në Zvicër, kërkohet që më së voni në fillim të këtij viti të definohet qartasi çështja e kontigjentëve edhe për shtetet e Bashkësisë evropiane, edhe ate në përputhje me rezultatet e votimeve të paradokohshme për kufizimin e numrit të të huajve. E gjithë kjo mbetet të konkretizohet gjatë muajve që vijnë dhe sipas të gjitha gjasave situata e tashme do të pësojë ndryshime, duke filluar me aplikimin e njëfarë kufizimi të numrit të personave që vijnë nga shtetet përkatëse. Nënkuptohet se kjo perspektivë do t’i prekë edhe interesat e bashkatdhetarëve tanë që posedojnë pasaportat e vendeve të Bashkësisë evropiane dhe që dëshirojnë të gjejnë punë në Zvicër.

Së dyti, sipas shumë vlerësimeve, nuk pritet aspak që ligji për të huaj të pësojë ndonjë ndryshim rrënjësor. Kjo domethënë se edhe në të ardhmen (së paku të afërt), nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në praktikën e pranimit të personave që vijnë nga shtetet jashtë Bashkësisë evropiane. Ndoshta do të zmadhohet gradualisht numri i kontigjentëve vjetorë, por do të vazhdojë me qenë edhe më tutje jo aq i përshtatshëm për vendet tona.

Autori është përgjegjës i një zyre juridike në Neuchâtel (Zvicër).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments