Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëJa si erdhi vendimi që NATO të sulmojë Serbinë më 24 mars...

Ja si erdhi vendimi që NATO të sulmojë Serbinë më 24 mars 1999

Urdhrin për fillimin e fushatës e kishte dhënë presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Ishte ora 19:45, kur 24 marsin e dy dekadave më parë, avionët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e mbetura të ish-Federatës Jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë si mundësinë e vetme për t’u dhënë fund tmerreve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s bëmë të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, zgjodhi agresionin në vend të paqes”, tha Klinton atëherë.

Këto ishin të parat bombardime të kësaj natyre në historinë e aleancës veri-atlantike.

Shqiptarët e Kosovës kishin që në 1989-ën që ishin shënjestra të përndjekjeve, pasi Sllobodan Millosheviçi vendosi që Kosovës t’i hiqej autonomia, e cila ndonëse nuk i jepte të drejta tërësisht të barabarta me qytetarët e republikave të tjera, sillte ditë të mira për stabilitetin social, shkruan TCH.

Fushata ajrore kundër forcave serbe zgjati 78 ditë dhe përfundoi në 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, që shënoi kapitullimin e “Kasapit” të Ballkanit. Kosova kaloi në fillim në administrimin e OKB-së dhe në vitin 2008 deklaroi pavarësinë.

Më shumë se 100 shtete, midis tyre Gjermania, e njohën shtetin e ri shqiptar, ndërsa të tjerë, përfshirë Rusinë, Kinën e pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e kanë bërë këtë akoma.

Në vitin 2000 Millosheviçin e rrëzoi vetë populli i tij dhe qeveria e re serbe ia dorëzoi Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, ku do të vdiste 6 vjet më vonë, përpara se procesi i tij gjyqësor të merrte fund.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments