Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si e kujton Garip Kaba veprimtarin e madh nga Veleshta, Naser...

Ja si e kujton Garip Kaba veprimtarin e madh nga Veleshta, Naser Hani


Sikur sot e 18 vite me pare,dite e shenuar ne historine e kohes moderne,dite e kobshme e vitit 2001 per familjen,miqt,shoket dhe kombin shqiptar ne lidhje me nje ngjarje makaber,vrasje-atentat politik.Eshte detyre e jona qe kur heronjte fitojne perjetesine te flasim per ta,ti perkujtojme ata,te tregojme mbi bemat dhe veprimtarite e tyre ne kohen qe kane jetuar dhe vepruar.Te flasesh per Naserin si veprimtar,intelektual dhe patriot i perkushtuar per çeshtjen shqiptare le shume per te deshiruar. Aktiviteti i tij i bujshem per aq sa jetoi deri ne diten e atentatit tragjik,nga dora e sherbimeve dhe fallangave policeske sllave per te gjithe ne qe e njohem dhe bashkevepruam,eshte obligim dhe deryre qe te flasim per figuren dhe bemat aktive ne periudhat aq dramatike per çeshtjen shqiptare.Un jam shum krenar per te meqe e kisha familjar te ngusht dhe me shume se kaq bashkepunetor shume te afert ne jeten politike dhe aktivitetet ilegale te kohes.Eshte folur per te dhe jan pshtjelluar mjaft te dhena dhe deshmi se kush ishte ne fakt Naseri?!Çfare u pengoi sherbimve te kohes dhe cila ishte arsyeja e eliminimit fizik te Naserit?! Duke pasur para sysh qe Naseri ishte figure aktive e te githa aktiviteteve te kohes qe kan si nisme ngjarjet e vitit 1981, kjo periudhe do te jete fillimi i aktivitetit te bujshem revolucionar deri ne diten e renies heoike.Meqe ne periudhen e demostratave ne Prishtine ishte shume aktiv,dhe nje nder organizatoret me aktiv, bashke me shume studente te asaj periudhe, Naseri pikaset nga sherbimet jugosllave, dhe pas nje kohe behet arrestimi i tij ne burgun e Ohrit.Maltretimet qe i jane bere ne kete burg famekeq hetues kan pasur si qellim qe ta thyejn fizikisht dhe shpirterisht,dhe pastaj ta bejne si nje nder protagonistet kryesor qe me pastaj te denohet me burg te gjate disavjevar.Qendresa e tij shume e forte dhe gjindshmeria si vyrtyt qe e kishte, beri qe te shpeton nga denimi maksimal dhe te denohet 60 dite burg, te cilat i vuajti ne qelite e ftohta te Ohrit.Pas daljes nga burgu vazhdojne perpjekjet dhe aktivitetet e shtuara te tij per te perhapur aktivisht ideologjine nacionale shqiptare, ne secilen pjese ku shkilte kemba e Naserit.Ishte person plot frymezim dhe energji qe bente per vete secilin qe komunikonte me te,dhe kjo beri qe radhet e njerezve dhe bashkepunetoreve me shpirt revolucionar te shtohen xh’do dite e me shume.Me kujtohet si sot, sa here vinte nga Prishtina ne vendlindjen e tij Veleshte, ai gjithmone neper odat tona fliste me plot vrull dhe energji per situaten politike te kohes,per sakrificen qe duhej bere per te ardhur deri te fitorja e madhe.Ishin perpjekje te parreshtura te tij per te percjelle mesazhe te fuqishme tek brezat studentor si shtylle e rendesishme e sakrifices per kontinuitet dhe per ti dhene jete bemave revolucionare. Un personalisht tani duhet ta pranoj meqe isha edhe me i vogel se Naseri ne moshe,qe nje nder arsyet qe un te organizohem ilegalisht ne kete periudhe dramatike ishte pikerisht Naseri.Me kujtohet si sot kur mi percillte te falat nepermjet familjes qe me vinin herepashere ne vizite”Thoni se nuk ia vlen te merzitet sepse ato jan ne nje burg te vogel atje ku jane,kurse ne jashte jemi te gjithe ne nje “Burg te Madh”.Pas disa viteve qe nuk ishim takuar me Naserin per shkak te burgut qe e vuajta, tanime shum gjera jashte kishin ndryshuar,shteti federativ i ashtuquajtur Jugoslavi ngadale po shembej dhe kalbej nga themeli, kjo fale shum sakrificave,burgosjeve,vrasjeve dhe maltretimeve mizore mbi populsine e pafajshme shqiptare,qe jetonte ne trojet e veta etnike.Tanime me shperberjen e federates jugosllave gjerat marin trajten dramatike dhe duhej pasur shume kujdes,se si do menaxhohej gjithe ajo situate e shperberjes se federates, sepse ashtu siç u zhvilluan gjerat asgje nuk mbeti per tu deshiruar ,meqe Kosova ne menyre te dhunshme u suprimua dhe u okupua nga Serbia, kurse gjerat ne Maqedoni edhe pse dukeshin se po marrin trajte demokratike te zhvillimit, ato ne esence nuk sollen “Demokracine”,aq te pritur me frymen e re te zhvillimeve rajonale.Kjo periudhe Naserin e ben shum te perkushtuar dhe aktiv,sepse ai tanime mendonte se ka erdhur momenti qe ai te kthehet ne vendlindje,pas suprimimit te autonomise dhe kushtetutes se Kosoves,ku si pasoje e perjashtojne edhe nga puna qe kishte nisur ne nje sektor te ministrise se ekonomise ne Prishtine.Vitet e nentedhjeta e gjejne ne vendlindjen e tij te dashur,aty ku duhej vazhduar aktiviteti tani me legal-politik,ishte nje periudhe e bujshme plot emocione dhe shprese se gjerat pas mevetesimit te Maqedonise do te ndryshojne per se mbari, sepse ererat demokratike ne gjith Evropen lindore do te perfshinjin edhe kete rajon te ashtuquajtur “Maqedoni”.Aktiviteti i tij i drejtperdrejte ne strukturat politike te partise se pare politike PPD,ishte i pamohueshem dhe shum domethenes,biles nje periudhe te shkurter udhehoqi edhe nendegen e ketij subjekti si krytar i nendeges ne Veleshte.Pas mevetesimit te ketij shteti dhe sidomos pas shpalljes se kushtetutes se re te kesaj republike, shqetesimi tek popullata shqiptare sa vinte dhe shtohej,sepse ne asnje menyre nuk behej perfaqesim dinjitoz i interesave shqiptare neper institucionet legale te shtetit,kjo gje Naserin e shqetesoi pa mase,dhe sebashku me shume bashkepunetore te asaj periudhe, bene te pamunduren qe te njoftojne te gjitha institucionet relevante te mbrendshme dhe nderkombetare, se çeshtja shqiptare merr permasa dramatike,dhe se politikanet e asaj kohe nuk jane duke kryer misionin e duhur perfaqesues neper institucionet legale te shtetit.Shume shpejt filluan organizimet e ndryshme te peticioneve,protestave te ndryshme pas vitit 1991 dhe si protagonist kishin pikerisht Naser Hanin,kjo periudhe e perpjekjeve per te ndryshuar gjendjen politike te shqiptareve ishte e ngjeshur me shume aktivitete ilegale te kohes,edhe ate me angazhime te drejtperdrejta te Naserit ne shume aktivitete,qe ne vete bartnin rreziqe dhe pergjegjesi personale.Shpirti revolucionar i tij,dhe menyra e komunikimit me popullaten e thjeshte shqiptar, beri qe per nje periudhe shume te shkurter te behet njeriu me i dashur dhe shum i njohur ne vendlindjen e tij.Aktiviteti i tij patriotik e ben protagonist dhe bartes te proçeseve jo vetem politike pas vitit 1991 por, edhe nje nder figurat me kryesore te kohes sa i perket edhe angazhimeve konkrete, per organizimin siushtarak per vetembrojtje shqiptare,dhe merr pozicion te rendesishem ne hierarhine politiko-ushtarake te ketij organizimi.Nuk kaloi shume kohe dhe per arsye te ketij angazhimi, sherbimet sekrete e pikasin angazhimin e tij konkret si shume te rrezikshem,kete Naseri e hetoi si rrezik dhe duhej te largohej per nje periudhe jashte vendlindjes.Nga viti 1993 emigroi ne Austri,atje nuk u ndal me perkushtimin aktiv pro çeshtjes se pazgjidhur shqiptare, atje takoi shume studente dhe intelektual te ndryshem ne Universitetine Vienes dhe sebashku me ta themeluan “Bashkesine Shqiptare” si klub shume i rendesishem i aktiviteteve politike,qe me pastaj te rezulton me angazhime shume konkrete ne sferen e organizimit praktik dhe shume domethenes per grumbullimin e mjeteve materiale,per fondin e luftes(Vendlindja Thërret).Kjo nisme dhe ky angazhim ishte kontribut konkret i Naserit dhe disa bashkepunetoreve te tij ne Austri, per te cilet me ka folur shume me admirim.Periudha e luftes se Kosoves Naserin e gjen perseri ne vendlindje, dhe tash shume me te perkushtuar per te dhene ate qe ai dinte ta bente me se miri,te jete nje nder nyjet kryesore te menaxhimit dhe lobimit te suksesshem per te financuar UÇK-ne.Njohja e drejtperdrejte dhe komunikimi i drejtperdrejte i tij me kreret me te larte te luftes ishte perditshmeri dhe kete ai e bente me shume sakrifice.Besimi qe kishte popullata shqiptare tek figura e Naserit, beri te mundur grumbullimin e qindra dhe miliona markave,enkas per fondin e luftes si obligim kryesor, per te patur lufte te suksesshme,karshi fallanges serbe te asaj kohe.Ishte periudhe shum e bujshme dhe e lavdishme kjo sakrifice e Naserit,bashke me shume atdhetare te asaj kohe ne Struge,qe e deshen me shume lirine se sa jeten.Pas luftes se Kosoves ku kontributi i Naserit ishte i shumefishte dhe teper domethenes ,ne nderkohe ne vitin 1998 ne Maqedoni u organizuan zgjedhjet parlamentare, dhe ne fundvitin 1999 do te emerohet drejtor ne Entin per Pune dhe Politike Sociale ne Struge, eshte shum interesant fakti qe edhe pse disa here gjate periudhave te ndryshme parazgjedhore para vitit 1998 pa çka qe shoket e tij,i benjim oferta te ndryshme per te qene nje nder kuadrot e propozuar qofte si kryetar komune ose si deputet,kete ai e refuzonte kategorikisht,sepse gjithmone per te ishte e rendesishme mireqenia e kombit shqiptar,dhe jo interesi personal. Gjate kohes qe ushtroi detyren si drejtor ne institucionin ku punonte,qytetaret strugan e mbajne mend si njeriun me te mire dhe me human perkitazi me punen,dhe perkushtimin qe kishte per rastet dhe problemet e ndryshme sociale ne qytetin e Struges.Ngjarjet e vitit 2001 gjithsesi do te jene shume dramatike dhe lene shume per te thene, se si i perjetoi jo vetem Naseri por edhe shume protagoniste te asaj periudhe.Ishte periudhe shum dinamike,dhe duhej menaxhuar me shume kujdes,sepse gjithçka tani kishte marre permasa qe duhej angazhuar konkretisht, dhe ne kete rast nuk diskutohet qe involvimi i Naserit nuk eshte vene aspak ne dyshim,e vetmja gje qe e shqetesonte ishte menyra se si te menaxhohej lufta,zonat ku ajo zhvillohej dhe rreziku potencijal qe u kanosej zonave te paprekura nga lufta,sepse ketu duhej patur parasysh gjithmone pozicionin e popullates civile,karshi ushtrise dhe policise e cila tashme kishte zene pikat kryesore, si pozicion strategjik.Kjo ishte periudhe shum e veshtire qe duhej menaxhuar me shum kujdes,dhe kete beri edhe Naseri, ai levizte ne çdo skaj te qytetit duke dhene mendime dhe sqarime te rendesishme per angazhime konkrete,perkitazi me luften qe tanime filloi te marr hov, dhe do te zgjerohej ne disa zona te maqedonise.Kontinuiteti dhe distanca kohore e ngjarjeve shume domethenese,ku si personazh kryesor i gjithe kesaj historie ishte figura e Naser Hanit,bene qe pikerisht instancat me te larta te strukturave te sigurise te shtetit maqedonas,te zgjedhin personin qe per ta mund te prishte ekuilibrin politiko-strategjik,dhe ky person perveç Naserit nuk mund te ishte tjeterkush.Prandaj zgjodhen momentin,diten dhe rastin se kur duhej kryer ky eliminim apo tentim per kidnapim qe pastaj ne pamundesi te kidnapimit per shkak te tezistences te rezultoj me vrasje-atentat.Kjo vrasje makaber u organizua nga strukturat me te larta te shtetit mbremjen e 12 qershorit te vitit 2001,ishte ky nje ekzekutim klasik i fallanges shteterore per ta vrare shpresen dhe ardhmerine e te gjithe shqiptareve.Sdo mend se me kaq nuk mund te pershkruhet figura e atdhetarit Naser Hani , por mbetet detyre e gjithe bashkepunetoreve te tij,miqeve,shokeve,familjareve dhe historiografise shqiptare qe veprimtarine e tij ta shkruajme ashtu si’ç e meriton, me shkronja te arta.Lavdi vepres dhe idealeve te Naserit,qofte i perhershem kujtimi per te!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments