Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa sa u dënua çifti bashkëshortor nga Maqedonia që keqpërdori një çerek...

Ja sa u dënua çifti bashkëshortor nga Maqedonia që keqpërdori një çerek milioni franga

Një çift bashkëshortor nga Maqedonia, të premten është dënuar me 18, gjegjësisht 15 muaj burg me kusht, për shkak të keqpërdorimit të ndihmave sociale. Çifti ka shfrytëzuar me të padrejtë 250 mijë franga zvicerane.

Një çift bashkëshortor nga Maqedonia, të premten është dënuar nga instanca e parë e Gjykatës rajonale të Bielit, me burgim me kusht për shkak të keqpërdorimit të ndihmave sociale. Që të dy bashkëshortët, Elham (56) dhe Emine K. (53) me të padrejtë kanë marrë një çerek milioni franga nga ndihmat sociale. Çifti i cili paraprakisht nuk është dënuar ndonjëherë, qytetit të Bielit borxhin do t`ia kthejë në këste të vogla.

Përmdryshe, Gjykata i ka vërtetuar shumicën e aktakuzave për mashtrim si të sakta. Gjykatësja zvicerane ka nënvizuar se çifti qëllimisht dhe me vetëdijë të plotë e ka mashtruar entin siocial.

Bashkëshortin, Gjykata e dënoi me tetëmbëdhjetë muaj burgim me kusht, ndërsa bashkëshorten e vet me 15 muaj, gjithashtu me kusht, shkruan „Berner Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Me këtë vendim është përkrahur kërkesa e prokurorit.

Në krahasim me palën akuzuese, avokati mbrojtës ka bërë me dije se në entin social janë ballafaquar me „një gjendje kaotike“, për të cilat përgjegjës është vetë enti social. Çifti ka qenë i stërngarkuar dhe nuk e ka ditur se duhet të deklarohen edhe të ardhurat e punës së përkohshme të burrit.

Të ardhurat përkatëse, ai i kishte deklaruar shpeshëherë me rregull, e gjithashtu është lajmëruar edhe në entin për punësim. Por, Gjykata nuk e ka pranuar këtë argument. Qëndrimin e autoriteteve nuk duhet vlerësuar sipas rrethanave aktuale, por të atëhershme. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se e ka njohur mjaftueshëm gjuhën për të kuptuar se duhet të deklarohen të ardhurat. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments