Ja sa para ka Zvicra
Bota, Slider

Ja sa para ka Zvicra

Që nga viti 2000, pasuria mesatare për të rritur në Zvicër është rritur 130 %, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangut zviceran kundrejt dollarit amerikan midis vitit 2001 dhe 2013, thuhet në raportin e “Credit Suisse”

Pasuria mesatare e një të rritur zviceran është 537,600 dollarë ose 528,000 franga, sipas Raportit Global të Pasurisë “Credit Suisse 2017”, shkruan “swissinfo.ch”.

Zvicra vazhdon të kryesojë listës globale të “Credit Suisse” për pasuri për të rritur, e ndjekur nga Australia (402,600 dollarë), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (388,600 dollarë) dhe Zelanda e Re (337,400 dollarë), përcjell albinfo.ch.

Që nga viti 2000, pasuria mesatare për të rritur në Zvicër është rritur 130 %, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangut zviceran kundrejt dollarit amerikan midis vitit 2001 dhe 2013, thuhet në raportin e “Credit Suisse”. Matur në franga zvicerane, pasuria familjare në Zvicër është rritur 35% nga viti 2000 në 2017, duke përfaqësuar një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.8%.

Zvicra u rendit e para edhe për pasurinë mesatare (229,000 dollarë për të rritur), e ndjekur nga Australia (195,400 dollarë).

“Credit Suisse” ka bërë të ditur se mjetet financiare përbëjnë 54% të pasurisë bruto në Zvicër. Borxhet mesatare për një të rritur janë 140,500 dollarë, një nga nivelet më të larta absolute në botë.

Mbi dy të tretat e të rriturve zviceranë kanë asete mbi 100,000 dollarë, dhe 8,8% e popullsisë prej 8,3 milionë janë milionerë. “Credit Suisse” vlerëson se 2,780 banorë zviceranë kanë një pasuri prej 50 milionë dollarë e më lart, dhe 1,070 kanë më shumë se 100 milionë dollarë.

November 15, 2017

Struga Ekspres