Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa pse Trumpi e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Ja pse Trumpi e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Lucia Annunziata
Presidenti amerikan Donald Trump, na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë.
Vendimi më i fundit për të zhvendosur Ambasadën e SHBA-ve në Jerusalem, mund të funksionojë si përshpejtuesi i një cikli të ri lufte.
Në nyjën e ndërlikuar të jetës, historisë, arkitekturës dhe politikës që përbën mosmarrëveshjen themelore midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjeografia ka qenë gjithmonë kokëfortë dhe asnjë hartë nuk është më politike (dhe e hutuar) sesa ajo e Jerusalemit. Ai është djepi i tri besimeve fetareë dhe kryeqyteti pretenduar nga dy vende, statusi i të cilëve ka qenë thelbi i konfliktit arabo-izraelit për dekada të tëra.
Shtatëdhjetë vjet më parë, OKB votoi për ndarjen e Palestinës, në të cilën Jerusalemi u përcaktua si një “entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”. Në luftën e vitit 1948, qyteti u nda në dy zona, nën kontrollin përkatës të Jordanisë dhe Izraelit. Në vitin 1967, ndarja u ndryshua nga fitorja e Izraelit mbi koalicionin e vendeve arabe që e lejoi atë të pushtojë dhe aneksojë zonën në lindje të qytetit. Vendosja e kësaj pjese të Jerusalemit nën dominimin izraelit, nuk është njohur asnjëherë ndërkombëtarisht.
Sot qyteti realisht është i ndarë në dy pjesë; 37 për qind e qytetit përbëhet nga arabët (pjesa lindore), ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryeqytetin e tyre.
Një qytet, me një bashkëjetesë të vështirë prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku lufta guerile ka vijuar prej kohësh; një qytet i ndarë në dysh. Vendet e tjera kanë ambasadat në Tel Aviv, ndërkohë që në Jerusalem kanë nga dy konsullata, një për secilin popull – izraelitët dhe palestinezët. Shpeshherë konsullatat ndodhen jo më shumë se disa qindra metra larg.
Por, çfarë do të thotë saktësisht ky akt i fortë i Trumpit?
Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, pra me Jerusalemin e ndarë mes hebrenjve dhe palestinezëve. Ndërsa, skenari i dytë është ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Këtij skenari i tremben të gjithë, madje edhe aleatët perëndimorë të Trumpit që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë skenar duhet të presim një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftërave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën.
Por, pse Trumpi do të prek një ekuilibër të tillë të rrezikshëm?
Ky është ndoshta aspekti më i pakuptueshëm i këtij vendimi.
Përgjigjet që ofrohen janë shumë, por asnjëra nuk është vërtet bindëse. Shpjegimi zyrtar është se presidenti kishte premtuar ta lëvizë Ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë fushatës zgjedhore. Një argument tjetër është ligj i vitit 1995, ku Kongresi ka votuar që Jerusalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit, por që prej asaj kohe çdo president ka ushtruar të drejtën të mos autorizojë aplikimin e tij. Trump vet e ka shmangur autorizimin dy herë.
Premtimi për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet konsiderohet si një pikë identiteti nga shumë lëvizje radikale të krishtera dhe nga mjediset më konservatore hebraike. Nuk duhet harruar se “dosja Izraeli” është në duart e dhëndrit Jared Kushner, burrit të Ivankës, i cili është një hebre ortodoks. Prandaj, ky skenar shihet si më i mundshmi.
Por, jo të gjitha këto shpjegojnë se pse Trumpi prek balancën e Lindjes së Mesme ku SHBA ka shumë për të humbur!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments