Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti"Ja pse nuk zbardhen vrasjet e shqiptarëve nga Struga"

“Ja pse nuk zbardhen vrasjet e shqiptarëve nga Struga”

Veprimtari i njohur nga Struga dhe ish i burgosuri politik,z.Shpëtim Pollozhani në ambientet e ”Teatrit Poshka” në Strugë, gjatë promovimit të librit ”Një jetë në shërbim të lirisë”,i autorit Xhevat Hasani, kushtuar Naser Hanit,veprimtarit dhe patriotit të shquar nga Veleshta e Strugës,pasi gjatë fjalimit përshkroi veprimtarinë patriotike të të ndjerit Naser Hani,ai u shpreh edhe për të gjitha vrasjet politike që janë bërë në trojet shqiptare nga dora kriminele dhe që janë akoma të pa zbardhura akoma, sidomos vrasjeve në Strugë të patriotëve shqiptarë, informon Struga Ekspres

”Në të gjitha trojet shqiptare kemi shumë vrasje politike të pa zbardhura, dhe kjo vjen si rezultat i simbiozës së politikës dhe të krimit.Deri sa të gjitha shtetet e botës e kanë mafien e vet,këtu në FYROM (Maqedoni),mafia e ka shtetin e vet.Mafia e financon politikën, që mandej përfaqësuesit politik ta mbrojnë financuesin e vet me të gjitha mjetet.Këto vrasje janë evidente edhe në Strugë,deri sa nuk dënohen vrasësit e Naser Hanit,Nuri Mazarit-Komandant Struga,Sulltan Mehmetit,Islam Veliut dhe mbi dhjetë të tjerë të vrarë ,të cilat ende nuk e kanë një epilog gjyqësor,ne do të jetojmë në ankth dhe me bindjen se moszbardhja e këtyre vrasjeve flet për vrasje dhe atentate politike” u shpreh Shpetim Pollozhani.

Kujtojmë se në Strugë në vitet 2001 pati shumë vrasje në Strugë që tronditën qytetarët strugan, dhe që këto vrasje akoma janë të pazbardhura.

(Struga Ekspres)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2083057995308920&id=15384651431

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments