Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa përse partnerin duhet ta zgjidhni më të madh se vetja!

Ja përse partnerin duhet ta zgjidhni më të madh se vetja!

Në shumë vende paragjykohen femrat të cilat nuk e kanë partnerin moshatar, apo me shumë pak vite diferencë.

E para gjë që të shkon në mendje është pasuria, pra mënyra më e lehtë për të siguruar jetesën. Ekspertët kanë dhënë disa arsye të tjera, pse martesa me dikë më të madh në moshë ka shumë gjëra pozitive.

1. Fëmijët nuk janë prioriteti i tij
Nëse ju nuk dëshironi të keni fëmijë, për një partner të ri në moshë ky do ishte problem. E kundërta ndodhë me dikë më të madh në moshë, sepse mund te ketë fëmijë nga martesa e kaluar , ose është i sigurt që nuk dëshiron të bëhet prind.

2. I kushton rëndësi pamjes së jashtme
Fakti që ai është me një femër më të re në moshë bën që pamja e jashtme të ketë rëndësi për të.Ai nuk dëshiron të duket keq te ju, që mos të duket shumë ndryshimi i moshës mes jush. Fakti që je i martuar, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesesh më për pamjen e jashtme.

3. Nuk i pëlqejnë më lojërat
Një mashkull me eksperiencë, i ka kaluar aventurat dhe i merr gjërat më seriozisht. Me këtë partner ju do ndjeni më shumë siguri për të ardhmen.

4. Mësoni më shumë nga partneri juaj
E kaluara e tij, historitë e ndryshme që do dëgjoni prej tij do ndikojnë edhe te ju. Meshkujt më të mëdhenj në moshë gjithmonë do kenë diçka për të treguar, prandaj kjo do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të larmishme.

5. Ju bën të ndiheni mirë në çastet intime
Një partner me eksperiencë seksuale është më i duruar, i dashur dhe ju mbush me ngrohtësi. Ai e di mirë se ç’duhet të bëjë për të pasur raport të shëndetshëm seksual në çift.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments