Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa kur do të përfundojë autostrada Ohër - Kërçovë

Ja kur do të përfundojë autostrada Ohër – Kërçovë

Më së voni deri nesër do dihet nëse kompania kineze “Sinohidro” pranon detajet nga marrëveshja me shtetin i cili e liron nga pagesa e penaleve, si ofertë nga ana e shtetit për ta përfunduar autostradën Kërçovë-Ohër.
Mësohet se kompania do duhet të pranojë kornizë kohore, pas çka do ketë edhe aneks të dytë për vazhdimin e afatit për realizim si dhe do të dihet shuma plotësuese e parave të nevojshme për këtë autostradë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve konfirmoi se bisedimet janë në përfundim.

Mendoj se jemi në fazën finale dhe pres që ditëve në vijim të bëjmë marrëveshje përfundimtare e cila kuptohet, përmes propozim-ligjit do të dorëzohet në Kuvend. Nëse deputetët e miratojnë aneksin e marrëveshjes, kuptohet që do të vazhdojë ndërtimi i kësaj autostrade – deklaroi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Sugarevski thotë se tani për tani, Qeveria nuk ka plan B në rast se nuk arrihet gjuhë e përbashkët më “Sinohidro”. Megjithatë, ka vlerësime për atë se sa do zgjasin punimet ndërtimore.

Sipas vlerësimeve të personave kompetent kjo do zgjasë diku rreth 36 muaj, por të lejmë të përfundojnë bisedimet – deklaroi Zoran Kitanov, drejtor i “NP Rrugët Shtetërore”.

Derisa pushteti është në hall si të gjejë mënyrë për zgjidhjen e problemeve, një pjesë e profesorëve universitarë dalin me vlerësimin se nuk është e vërtetë se në realizimin dhe gjatë projektimit ka pasur lëshime.

Nuk e di prej nga janë spekulimet se ka pasur gabime dhe se traseja është e gabuar? Kjo absolutisht nuk është ashtu – tha Darko Moslavac, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë- Shkup.

Autostrada Kërçovë-Ohër, sipas vlerësimeve të para, me siguri do na kushtojë 240 milionë euro plotësuese, shtesë nga 325 milionë eurot fillestare. Kjo do të thotë se kjo autostradë prej 57 kilometrave në fund gjithsej do kushtojë rreth gjysmë miliardë euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments