Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderJa çfarë thotë Kurani për borën

Ja çfarë thotë Kurani për borën

Në Kuran, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin.

Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën.

Vetëm ata që merreshin me tregti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora.

Vendet me të cilat arabët bënin tregti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani.

Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.

Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed sal-laAllahu aljhi ue sel-lem përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas.

Ata e morën Profetin Muhamed sal-laAllahu aljhi ue sel-lem dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti sal-laAllahu aljhi ue sel-lem tregon:”Ata ma lanë zemrën me borë.” ”Kur ma nxorën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”, thoshte Muhamedi sal-laAllahu aljhi ue sel-lem në rrëfimin e tij.

Rreth faktit që engjëjt ia lanë zemrën me borë, unë bisedova me një doktor, i cili më tha:”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave.

Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës.

Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20 gradë.

Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.

Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë.

Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments