Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa çfarë thotë Blenard Shei nga Veleshta pasi u zgjodh kryetar i...

Ja çfarë thotë Blenard Shei nga Veleshta pasi u zgjodh kryetar i Forumit Rinor të Aleancës së Strugës (VIDEO)

Blenard Sheji u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, sot në Kuvendin Zgjedhor.
Blenardi është student në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në krye të FRASH – Strugë u zgjodh në mënyrë unanime nga të gjithë kuvendarët e pranishëm.
Të pranishëm në Kuvend përveç numrit të madh të të rinjve struganë, morën pjesë Kryetari i Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët, i cili i shoqëruar nga Isak Lazami, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale në Gostivar, bëjnë pjesë në grupin koordinues për kuvendet e rinisë në gjithë degët.
Në emër të Kryetarit të Aleancës, Kuvendin e përshëndeti Remzi Mehmedi, Nënkryetar i ASH-së.
Në cilësinë e nikoqirit Kuvendin e përshëndetën Kryetari i degës, Imer Imeri dhe Deputeti i zonës, Syrija Rashidi.

Përveç Kryetarit, sot u zgjodhën edhe organet tjera drejtuese të FRASH – Strugë.

Suksese Blenard Sheji!

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

https://www.facebook.com/787019504743031/posts/2219028661542101/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments