Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa çfarë thonë nga policia për tragjedinë e ndodhur në Strugë, ku...

Ja çfarë thonë nga policia për tragjedinë e ndodhur në Strugë, ku humbi jetën 6 vjeçarja pasi ra nga ballkoni

Nga SPB Ohër japin detaje për ngjarjen e rëndë dhe tragjedinë që goditi Strugën ku vajza 6 vjeçare humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës,shkruan Struga Ekspres.

“Më 21.06.2018, në orën 12 dhe 20 minuta, stacioni i policisë në Strugë mori një njoftim telefonik nga JZU “Spitali i Përgjithshëm” në Strugë për një aksident që rezultoi me vdekjen e një të miture e lindur në vitin 2012 në Strugë.
Pas marrjes së informacionit, u formua një ekip inteligjent dhe prokurori publik shkoi në vendin e ngjarjes në rrugën “JNA” në Strugë. Vajza e mitur ishte në apartamentin e saj së bashku me nënën e saj dhe vëllain e saj më të vogël.Nëna e vajzës për një moment e vërejti se vajza nuk ishte në dhomat e banesës. Meqë nëna e saj e vuri re këtë, ajo filloi të shikonte nëpër banesë, dhe në banesën e afërt ku jetonte gjyshi i saj. Pastaj ata panë nën ballkon vajzën e rënë poshtê.
Menjëherê të shqetësuar dhe në ankth familjarët e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.Aty u konstatua vdekja e të miturês ku me urdhër të prokurorit publik trupi ju dorëzua familjarëve”,informojnë nga SPB-Ohër
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments