Ja çfarë deklaroj lideri i Besës Bilall Kasami, në konferencën e Tiranës (FOTO)
Maqedoni, Slider

Ja çfarë deklaroj lideri i Besës Bilall Kasami, në konferencën e Tiranës (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA po merr pjesë në një konferencë mbarëkombëtare në Tiranë, ku po diskutohet për referendumin dhe identitetin shqiptarë në Maqedoni.

“Marrëveshja me Greqinë dhe hapja e kushtetutës është një mundësi e mirë që të precizohen shumë çështje të hapura, ndër të cilat është edhe ndarja e identitetit shtetëror nga identiteti i bashkësive etnike. Pra, Maqedonia duhet të reflektojë karakterin e saj multietnik por jo duke mbajtur ekskluzivitetin një bashkësi etnike, siç ka qenë deri tani me maqedonasit. Prandaj Lëvizja Besa do këmbëngulë që kjo çështje bashkë me respektimin e identitetit dhe gjuhës shqipe të rregullohet me ndryshimet kushtetuese që do pasojnë pas Referendumit” theksoi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Konferencën mbarë kombëtare të mbajtur në Tiranë, me analist, professor universitar dhe me ish politikanë”

Poashtu Kryetari Kasami, në konferencë theksoi: “Pa asnjë dilem ne kemi përkrahur referendumin që Maqedonia të përshpejtoi inkuadrimin në strukturat euroatlantike, por ne si Lëvizje BESA nuk do të lejojmë që pozita e shqiptarëve të mbetët e njëjta edhe pas referendumit, por ajo patjetër duhet të ndryshohet në Kushtetutën e Maqedonisë”.

September 13, 2018
Struga Ekspres