Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI dërgoi letër Edi Ramës, rrëfehet studentja nga Struga

I dërgoi letër Edi Ramës, rrëfehet studentja nga Struga

Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga, si dhe anëtare e këshillit inicues të protestave, dje i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama duke i kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve drakonike të gjykatës maqedonase.

Në një intervistë për Albeu.com ajo shprehet se vendimet e Gjykatës së Shkupit për “Lagjen e Trimave” janë politike dhe rraciste. Ajo gjithashtu thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë.

Si i gjykoni vendimet e Gjykatës së Shkupit në lidhje me dënimet e dhëna për grupin e Kumanovës?

Tmerrësisht të njëanëshme, politike dhe me ngjyra të theksuara rraciste.

A keni shpresa tek ndërkombëtarët në lidhje rigjykimin e grupit të Kumanovës?

Jo, ndërkombëtarët në asnjë rast deri tani nuk kanë reaguar, përderisa nuk ka ndodhur ndonjë gjakderdhje në këto vise. Shembull kemi të panumërta, por më drastik ishte shembulli i luftës të vitit 2001, kur shqiptarët të detyruar që të rrokin armët; ishte kjo bashkësi ndërkombëtare që i kërcënoi shqiptarët të dorëzoj armët dhe të “pranojnë” të ashtuquajturën “marrveshje e Ohrit”, e cila edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund t’i jap zgjidhje konfliktit “shqiptaro-maqedon”, kurrë nuk u jetësua.

A bëni pjesë në ndonjë lëvizje studentore që parashikon protesta masive në Maqedoni, për mbrojtjen e Grupit të Kumanovës?

Së pari, unë jam një aktiviste që marr pjesë në të gjitha llojet e protestave, pavarësisht se kush i organizon, ndërsa në këtë rast jam edhe personalisht anëtare e këshillit inicues të protestave.

Përvec letrës që ju i dërguat Edi Ramës a keni menduar reagime të tjera në lidhje me këtë ngjarje ?

Natyrisht që presim reagime edhe nga faktoret e tjerë, mirëpo kryeministri shqiptar Edi Rama, mbi të gjitha është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar që të jet në krye të detyrës kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë.

Nëse Edi Rama nuk reagon dhe nuk i përgjigjet letrës suaj cfarë keni menduar të bëni?

Nuk jam edhe aq e sigurt nëse do reagoj apo jo Edi Rasma, por qëllimi im është të senzibilizoj opinionin shqiptarpër gjendjen e pa durueshme në “maqedoni”, dhe me këtë, të njëjtit opinion t’ia bëjë me dije secili është në të vërtetë pozicioni dhe autoriteti i Edi Ramës në këtë rast.

Edi Ramaështë shpresa juaj e vetme per”Lagjen e Trimave”?

Jo në asnjë mënyrë. Por e përsëris që ai si kryeministër duhet të bëjë detyrën e vet, ndërsa çështjen tonë politike drejt zgjidhjes përfundimtare do ta çoj, sigurisht, Populli Shqiptar. /albeu.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments