Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHungaria e konfirmon: Gruevski ka kërkuar azil politik (VIDEO)

Hungaria e konfirmon: Gruevski ka kërkuar azil politik (VIDEO)

Hungaria konfirmoi se ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Përmes një komunikate për media, Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informatës së plasuar nga vetë Gruevski në facebook.

Sot në Ministrinë e Jashtme u ftua ambasadori i Republikës së Hungarisë, Llasllo Duks, në takim tek sekretari shtetëror, Viktor Dimovski me qëllim të verifikimit të informatave edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike- thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Strehimi i Gruevskit në Budapest ka nxitur reagimin e opozitës së atjeshme, e cila sipas mediave hungareze është e prerë se nuk do të lejojë që Hungaria të fshehë kriminelë, qofshin ato të afërt me kryeministrin, Viktor Orban. Miqësia e vjetër mes Orbanit dhe Gruevskit ishte në fokus të informimit nga mediat në të dy vendet.

Më herët gjatë ditës, para se Gruevski të shkruante publikisht se ndodhet në Budapest kryeministri, Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska thanë se nuk besojnë që ish kryeministri të jetë arratisur jashtë vendit. Zaev kërkoi që të lejohen organet të bëjnë punën e tyre.

Të besojmë në gjyqësor, të besojmë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ta bëjnë punën e tyre. Herët ose vonë do të ekstradohen, do të kthehen mbrapsht në Maqedoni. S’ka ikje. Policia nuk ka pasur asnjë të drejtë pa akt udhëzimi ta pengojë lirinë e Gruevskit. Nuk ka pasur të drejtë as ta ndjekë dhe as të ndërmarrë diçka- deklaroi  Zoran Zaev.

Shekerinska nga ana tjetër, thë se përgjegjësia, në rast të ikjes dhe fshehjes nga drejtësia, duhet të kërkohet në organet gjyqësore.

Tani gjykata duhet të hetojë se përse për këto raste kaq vështirë zbatojnë masën e paraburgimit kur tashmë u kanë ikur disa persona dhe përse duhet të kalonin tre ditë që udhëzimi i gjykatës të arrijë deri te Ministria e Punëve të Brendshme. Nuk do t’i zgjidhim problemet nëse qeveria shëndrrohet në prokurori, gjykatë dhe pushtet ekzekutiv- deklaroi Radmilla Shekerinska.

 

 

Nga partia më e madhe opozitare pa koment rreth arratisjes së ish liderit të tyre.

Ashtu siç tha dje Sekretari i Përgjithshëm, sot po e përsëris të njëjtën, nuk kemi kontakt dhe nuk kemi informacione se ku ndodhet kryetari i mëparshëm, Gruevski. Unë mund të ju them se personalisht nuk kam kontakt me të më se 9-10 muaj- deklaroi  Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

LSDM-ja ndërkaq kërkon prononcim nga lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski nëse e arsyeton fshehjen e Gruevskit nga organet e drejtësisë.

Me ikjen qyqare, patrioti i rremë, krimineli Gruevski ka treguar se i mbetet besnik kauzës së krimit të cilin me vite e instaloi. Nikolla Gruevski është turp për opinionin dhe turp për VMRO-DPMNE-në. Pengu i tij, Mickoski duhet të përgjigjet a e arsyeton ikjen e Gruevskit dhe fshehjen e tij nga drejtësia- thonë nga LSDM.

Deri tani, kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski, nuk është prononcuar për këtë rast.

Anesa Salihu 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments