Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaHumbi shokun më të mirë nga Covid-19, stilisti rrëqeth me mesazhin e...

Humbi shokun më të mirë nga Covid-19, stilisti rrëqeth me mesazhin e tij (VIDEO)

Fituesi i kompeticionit “Project Runaway” Geoffrey Mac ka ndarë ditën e sotme një lajm shumë të hidhur me ndjekësit e tij në Instagram.

Mac ka treguar se miku i tij i ngushtë është ndarë nga jeta, si pasojë e Covid-19.

Përmes një postimi në Instagram, Geoffrey ka këshilluar të gjithë të tregohen më të kujdsesshëm dhe t’a marrin më seriozisht gjithçka po ndodh në botë.

Mes lotësh, Geoffrey u bën ndjekësve të tij këtë thirrje:

Përshendetje, jam Geoffrey Mac. Sot humba mikun tim më të mirë Nashom Wooden, për shkak të koronavirusit. Dua thjesht të sigurohem që të gjithë ju të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe për njëri-tjetrin sepse ky virus është real. Më vjen jashtë mase keq.
Ndërkaq në një tjetër postim, Geoffrey është shprehur:

Shpresoj të jeni të gjithë mirë, të jeni duke qendruar të sigurtë aty ku duhet të qëndroni. Praktikoni shkëputjen sociale, qëndroni larg njëri-tjetrit. Ruani distancat dhe ruani veten. Do ia dalim, do jemi mirë./JOQ

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments