Haxhi Krasniqi e nënshtron rusin Kashtanov, shpallet kampion i Evropës (VIDEO)
Slider, Sport

Haxhi Krasniqi e nënshtron rusin Kashtanov, shpallet kampion i Evropës (VIDEO)

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Evropës (EBU) në boks në kategorinë super të mesme pas një paraqitje të shkëlqyer ndaj boksierit rus, Stanyslav Kashtanov, të cilin e mposhti pas vendimit të gjyqtarëve në ringun e WeeArena. 

Haxhi Krasniqi e filloi këtë duel me qasje shumë të mirë.

E fejuara Heidi Lushtaku ishte e pranishme në rreshtin e parë te ringu për t’i dhënë mbështetje Haxhiut.

I përqëndruar dhe me përkrahje të madhe në tribuna në Bad Tolz, Krasniqi e ka ndjerë përkrahjen e publikut shqiptar, ku e gjithë diaspora u mblodh masovikisht në përkrahje të boksierit shqiptar që gjithmonë ka ditur të nderojë shqiptarët me paraqitjet e tij. Madje, nuk munguan as brohoritjet e kënga në tribuna në përkrahje të yllit “kuq e zi” të boksit.

Krasniqi me qasje fantastike agresive qëlloi kundërshtarin në fillim të raundit të parë duke tronditur kundërshtarin rus.

Duart e gjata dhe përqëndrimin maksimal Krasniqi arriti ta kapitalojë me një “upper cut” fantastik në raundin e dytë, ku kundërshtari Kashtanov nuk ishte gjasa ta godasë Haxhiun i cili me lëvizjet e tij arriti të shmangë goditjet potenciale me të majtën nga rusi.

Haxhiu ishte i paprekur gjatë pesë raundeve të para të këtij dueli.

Dominimi i Krasniqit vazhdoi edhe drejt raundit të katërt teksa me lëvizje të shpejta dhe goditje të forta arriti që të dëmtojë syrin e kundërshtarit.

Haxhi Krasniqi e nënshtron rusin Kashtanov, shpallet kampion i Evropës në boks

Kundërshtari pas raundit të gjashtë filloi të bëhej më agresiv duke e ditur se Krasniqi i fitoi raundet e para.

Krasniqi kërkoi gjithmonë anën e majtë për të kontrolluar ndonjë lëvizje të mundshme të kundërshtarit majtak.

Por, Haxhiu kontrolloi me siguri të madhe takimin duke përqëndruar lëvizjet e tij në mes të ringut, ku përgatitja e tij fizike bëri që ai të mos kontestohej, pos disa goditjeve që nuk ishin kruciale.

Kundërshtari pas raundit të gjashtë filloi të bëhej më agresiv duke e ditur se Krasniqi i fitoi raundet e para.

Por, Haxhiu kontrolloi me siguri të madhe takimin duke përqëndruar lëvizjet e tij në mes të ringut, ku përgatitja e tij fizike bëri që ai të mos kontestohej, pos disa goditjeve që nuk ishin kruciale.

Në fund të raundit të shtatë ishte Kashtanov ai që kërkoi të fusë Haxhiun në litar, megjithatë pos një ofensive në fund e cila mori përgjigjen defensive adekuate nga shqiptari, asgjë tjetër nuk e mohoi dominimin e Krasniqit edhe pas këtij raundi.

Në tri raundet e fundit rusi tentoi të dominonte luftën me goditje sporadike të kohëpaskohshme, kurse Haxhiu kishte taktizimin e duhur pasi dominimi në raundet e para i mundësoi që të kontrollonte ndeshjen më qetë, pavarësisht goditjeve të rusit, i cili refuzoi të dorëzohej e të gjunjëzohej pasi kurrë më parë në karrierë nuk pësoi nokaut.

Në raundin e nëntë rusi lansoi disa goditje më precize dhe tentoi ta kthejë luftën në favor të tij, por përgatitja fizike e Krasniqit nuk lejoi befasi duke udhëhequr atë drejt fitores së madhe.

Pas 10 raundesh Haxhiu kompletoi dominimin e tij pasi rusi i cili filloi herët sulmin, mori një seri goditjesh nga Haxhiu i cili tronditi kundërshtarin dhe për pak sa nuk e nokautoi në kërkim të momentit të duhur. Fundi i këtij raundi u përshkua me disa goditje të rusit. Raundi më dinamik i këtij dueli.

Teksa ndeshja po shkonte në raundet e fundit, rusi nuk po dorëzohej dhe madje po bënte presion që ta rikuperonte disavantazhin në duel, por këtë nuk ja doli ta bënte dot Kashtanov.

Krasniqi u shpall kampion i Evropës pas vendimit të gjyqtarëve, pasi nuk arriti ta nokautojë rusin edhe pse kishte momente ku ishte afër ta bënte këtë.

Haxhi Krasniqi arrin të 48-tën fitore dhe ka vetëm pesë humbje në karrierë. Pas këtij triumfi, ai do të ketë rastin që të kërkojë titullin e kampionit të botës, një brez të cilin e kërkon dhe për të cilin po punon shumë në vitet e fundit 31 vjeçari nga Juniku i cili edhe një herë bëri krenar të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/

June 3, 2018
Struga Ekspres