Harroni Bruce Lee: Pjesëtari i njësisë speciale, “neutralizon” burrin që ia mbante thikën në fyt një gruaje në stilin Kung Fu (VIDEO)
Bota, Slider

Harroni Bruce Lee: Pjesëtari i njësisë speciale, “neutralizon” burrin që ia mbante thikën në fyt një gruaje në stilin Kung Fu (VIDEO)

Një skenë dramatike është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet momenti kur një polic civil arrin ta “neutralizoj” burrin i cili mbante peng një grua të cilës i kishte vënë thikën në fyt.

Falë aftësive të tij luftarake, ai arriti t’ia largoj thikën dhe me vetëm një lëvizje ta përplas më fytyrë për tokë, duke u bërë kryelajm i medieve kineze, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi të madhe në Kinë, ku zyrtarët e lartë të policisë kanë lavdëruar veprimin e pjesëtarit të njësisë speciale.

Një grua e tmerruar nga frika nuk po mund të ndalte lotët derisa një burrë i mbante thikën në fyt, kurse dhjetëra policë kishin rrethuar dyshen.

Nuk dihet ende se cilat ishin kërkesat e sulmuesit, por mjaftoi një moment shpërqendrimi që polici i njësisë speciale që ishte veshur me rroba civile, të përvidhet dhe ta “neutralizoj” burrin që terrorizoi gruan në korridorin e një hoteli.

Polici që shpëtoi gruan e pafajshme është komentuar shumë në rrjetet sociale, disa madje e kanë quajtur pasardhësin e Bruce Lee.

November 15, 2017

Struga Ekspres