Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiHamza Zylali Nënkampion Ballkanik në Karate (FOTO)

Hamza Zylali Nënkampion Ballkanik në Karate (FOTO)


Këtë vikend Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, mori pjesë në dy aktivitete shumë të rëndësishme.
Në Beograd u zhvillua Kampionati Ballkanik për fëmijë deri 13 vj. Dhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë u zhvillua Turneu i parë Ndërkombëtar në Karate “Prishtina Open 2018”.
Në Kampionatin Ballkanik në kuadër të përfaqësueses së Maqedonisë, nga K. K “Drini” morën pjesë 3 sportistë: Pasho dhe Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali.
Ky i fundit arriti të shpallet Nënkampion Ballkanik duke fituar tre kundërshtarët e tij dhe duke pësuar në finale. Nërrethin e parë fitoi sportistin Malazez, me rezultat 5:1, në të dytën kundërshtarin Turk me rezultat 2:0, në rrethin e tretë Kroatin me rezultat 4:1, dhe në finale pëson disfatë nga garuesi nga Bosnja me rezultat 4:1 dhe kështu për të dytin vit radhazi Hamza Zylali shpallet Nënkampion Ballkanik në Karate. Ndërsa Pasho dhe Gresa Mustafai humbën në rrethin e parë, por bënë një paraqitje të mirë.

Velerda Seferi dhe Ilira Xheladini të arta në “Prishtina Open 2018”

Në këtë aktivitet madhështor, të organizuar me shumë përkushtim nga Klubi i Karatesë “Prishtina” një nga klubet më të vjetër në Kosovë, të udhëhequr nga trajneri Ismail Fazliu, një emër i madh i karatesë Mbarëkombëtare. Morën pjesë 42 klube me rreth 400 sportistë, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në hapje të këtij aktiviteti, fjalë përshëndetëse mbajti dhe Kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoni, njëherësh dhe trajner i K. K “Drini” nga Struga, Alim Hajredini.
Si ish anëtar i K. K “Prishtina” organizatori ndau edhe një plaketë shumë domethënëse, simbolin e Prishtinës “Hyjnesha në fron” në shenjë respekti dhe për kontributin që po jep në këtë sport, në rrafshin Mbarëkombëtar.
Klubi jonë mori pjesë me nëntë sportistë, duke u stolisur po me 9 medalje: dy ari, një të argjendë dhe gjashtë të bronzta.
Me medalje ari u stolisën: Velerda Seferi dhe Ilira Xheladini.
Me medalje të argjendë u stolis Loriana Ramo dhe me medalje të bronztê u stolisën: Kastriot Malo, Muhamed Sinani, Zana Xheladini, Drini dhe Melisa Hajredini si dhe Sara Sinani.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga uron organizatorin, për mikpritjen dhe vendosjen e sportistëve tanë, në një nga hotelet e Prishtinës, ju urojmë nga zemra, për këtë aktivitet madhështor, një organizim i nivelit Evropian, duke filluar nga ambienti në palestër, medaljet të kalibrit botëror , ushqim dhe pije për të gjithë pjesëmarrësit etj.
Gjithashtu faleminderojm edhe Krenar Ramo për kontributin që dha për pjesmarrjen e sportistëve tanë në këtë aktivitet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments