Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiHalil Kastrati: Ka dhjetra familje në Strugë që ne do t’u ndihmojmë

Halil Kastrati: Ka dhjetra familje në Strugë që ne do t’u ndihmojmë

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati bashkë me anëtarët e kësaj shoqate vizituan Strugën dhe familjet në nevojë që janë me dhjetra dhe që pritet t’u vij në ndihmë të gjithë nevojtarëve të Strugës,shkruan Struga Ekspres.

Humanisti nga Kosova për Struga Ekspres flet për vizitën në Strugë,familjet në nevojë, për blerjen e një banese që do t’i dhurohet një familje strugane që është në nevojë dhe që do t’u bëhet suprizë së shpejti,takimin me kryetarin e komunês Ramiz Merko dhe mikpritjen strugane.

“Kemi ardhur në Strugë pas disa kërkesave të novojtarëve që janë drejtuar te shoqata jonë, kemi ardhur ti vizitojmë, kemi blerë dhe një banesë që do t’i dhurohet familjes strugane dhe që do t’i bëhet surprizë.Ka dhjetra familje në Strugë që ne do t’u ndihmojmë.
Jemi pritur shumë ngrohtë në Strugë,kam takuar edhe kryetarin e komunês z.Ramis Merko i cili u tregua i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me shoqatën tonë për çdo rast tê ndjeshêm për familjet në nevojë dhe pêr këtë i falenderohem shumë”,shprehet për Struga Ekspres,humanisti i njohur Halil Kastrati.

“Ne nuk do të ndalemi,kemi ardhur këtu të shohim nga afër nevojat e struganëve dhe që ne do ti mbështesim vazhdimisht.
Struganët janë mikëpritês dhe shumë bujar”, tha hoxhë Halil Kastrati.

Humanisti i njohur nga Kosova Halil Kastrati i cili vizitoj Strugën, në pyetjen e gazetarit të Struga Ekspres,se sa familje shqiptare janë ndihmuar deri tani dhe sa familje shqiptare në nevojë kanë ngelur pa ndihmuar!? Përgjigjja e e hoxhë Halil Kastratit ishte rrënqethëse.

Halil Kastrati për Struga Ekspres:
“Kemi ndihmuar vetëm 10% të shqiptarëve,na kanë ngelur me qindra e qindra familjarë që duhet ti ndihmojmë.
Këtë vit do ndërtojmë 400 shtëpi kudo në trojet shqiptare.
Më 17 shkurt,ditën e pavarësisë së Kosovës,do të dhurojmë te familjet në nevojë 17 banesa me çelësa në dorë!

Ka shumë familje në nevojë, kjo është e dhimbshme,por ne nuk do ti lemë pa u ndihmuar.Ne jemi në terren çdo ditë.
Kemi dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë e Kosovës dhe me komunat e saj.
Shqiptarët janë shumë human!Do të ndihmojmë njerëz pa dallim feje”,përgjigjet hoxhë Halil Kastrati për Struga Ekspres.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments