“Grupi Vullnetar” nga Frëngova me apel për banorët: Mos e keqpërdorni ujin e pijshëm dhe mos ujisni bahçet dhe fushat, mos i lani rrugët e asfaltuara
Qyteti, Slider

“Grupi Vullnetar” nga Frëngova me apel për banorët: Mos e keqpërdorni ujin e pijshëm dhe mos ujisni bahçet dhe fushat, mos i lani rrugët e asfaltuara

“Grupi Vullnetar” i fshatit Frëngovë i cili kujdeset prej disa vitesh për ujësjellësin e këtij fshati duke e mirëmbajtur,u bën apel banorëvë që mos të keqpërdorin ujin e pijshëm,duke mos ujitur bahçet, fushat,apo duke larë rrugët e asfaltuara, shkruan Struga Ekspres.

“U bëjmë apel të gjithë banorëve të fshatit Frëngovë, që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrën më të mirë dhe mos të abuzojnë me ujin.
Ju lutemi që mos ta keqpërdorni ujin e pijshëm, mos e shfrytëzoni ujin e pijshëm për të ujitur bahçet e shtëpive dhe jashtë saj,fushat apo larjen e rrugëve të asfaltuara.
Nëse e shfrytëzoni në mënyrë të drejtê ujin, nuk do të keni kurrë ndërprerje të ujit të pijshëm ashtu si nuk keni patur ndërprerje prej kohës që menaxhojmë ne me ujin.
Keqpërdorimi i vazhdueshëm i ujit nga banorët rrezikon që të ketë mungesën e ujit.Urojmë në mirëkuptimin e banorëve dhe njëkohësisht falenderojmë edhe për për përkrahjen dhe besimin tek grupi jonë vullnetar”, shprehen për Struga Ekspres, grupi vullnetar i Frëngovës.

Grupi Vullnetar prej rreth tre vitesh po menaxhon me ujësjellësin dhe se nuk ka patur asnjëherë ndërprerje të ujit të pijshëm.
(Struga Ekspres)

July 7, 2019

Struga Ekspres