Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGruevski ditët e numëruara, ja çka e pret javën tjetër?!

Gruevski ditët e numëruara, ja çka e pret javën tjetër?!


Të hënën në gjykatën penale vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Tank” të prokurorisë speciale, në të cilën është akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski. Deri në fund të javës janë caktuar edhe dy seanca gjyqësore të enjten dhe të premten, më 17 dhe 18 maj. Lënda është para thënies së fjalëve të fundit dhe shqiptimit të deklarimit të aktgjykimit. Kjo do të thotë se gjatë javës gjykata mund të sjell aktgjykimin e parë për lëndën e PSP-së, në të cilën është i dënuar Gruevski.

Në seancën e fundit ai refuzoi të mbrohet gojarisht dhe para gjyqit tha se sipas të gjitha provave dhe dëshmive të paraqitura, vërtetohet se ai nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet nga PSP. Para medieve Gruevski deklaroi se gjykatësja Dobrilla Kacarska ka rënë dakord me kryeministrin Zoran Zaev, që ai të dënohet, kurse kryeministri të lirohet.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments