Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGrua, ndalu të lindësh mëkatarë!

Grua, ndalu të lindësh mëkatarë!

Në petkat e heroit shekspirian, Hamlet, regjisori shqiptar – i cili e solli pikërisht princin danez si një grua, vitin e kaluar në Tiranë ,interpretuar nga Luiza Xhuvani–thotë se bota pas martesë nuk ndryshon aq më pak një burrë…Por nuk janë gjithnjë tragjeditë që e bëjnë të përkufizojë universin femëror. Janë notat romantike në liqenin e Pogradecit, ku përjetoi dashurinë e parë për një vajzë bionde, është pasioni i fundit që i ka lënë gjurmë të thella, janë këngët e Vaçe Zelës që për të mund të trupëzoheshin në gra, është Penelopa e Odisesë si modeli i gruas së mirë…

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Dashuria e parë në liqenin e Pogradecit; isha ende fëmijë, Loci, shoqja ime bionde e kopshtit, me të cilën ishim dhe në të njëjtin pallat. Ishte shoqja ime më e ngushtë dhe ishim të pandarë…Atë kam në kujtesë si dashurinë e parë, dashurinë e qashtër të fëmijërisë; më pas, vite më vonë, ishte Odeta, një bionde e bukur me sy të kaltër, në fillore. Nuk ruaj më kontakte me to, i kam humbur gjurmët e tyre. Besoj se tani do jenë të martuara me fëmijë.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

Dashuria e fundit ishte Rozi, nga shkolla e mesme, e cila jeton tani në Londër. Mbetemi miq shumë të mirë, ishte një pasion që më la gjurmë të thella.

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Biondet kanë më shumë suedezen brenda tyre, dhe në kundërshti me opinionin mbizotërues, janë më misterioze dhe më pasionante në krahasim me brunet…

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Më vjen ndërmend figura e Penelopës… së Odisesë.

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Për një mashkull ushqimi është diçka shumë e rëndësishme, sigurisht që luan rol gatimi, pasi lidhet me figurën e nënës sime, e cila është një kuzhiniere shumë e mirë dhe në mënyrë instiktive në mendjen e burrit njëjtësohet modeli grua – nënë.

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Anoj më tepër nga zgjidhja.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Tradhtia për mua ekziston kudo, qoftë edhe mendimi të tradhtosh dikë, përbën tradhti për mua. Jam tip i ekstremeve, ose do të jesh vetëm me mua, ose në të kundërt ndahemi, nuk fal lehtë. Pavarësisht se kam tradhtuar në një lidhje dhe e gjitha kjo më ripërtërinte, në fund tradhtia më linte vrima sentimentale.

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Ndarja përbën për mua një fillim të ri, mbylljen e një kapitulli, nuk besoj në ndarje të tipit alla suedeze.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Nëna.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte ajo?

Do ishte një këngë e Vaçe Zelës.

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

Një mikes sime i bëra dhuratë një xhaketë xhinsi një mbrëmje në Tiranë (në maj të këtij viti, ngaqë bënte ftohtë, e di vetë ajo…)

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Aventura i përket gjinisë femërore, vetëm femrat që janë demone të vërteta për nga natyra, arrijnë ta kuptojnë këtë; kërkon intuitë dhe çmenduri.

Kur i thoni një gruaje që e doni?

Kur pi xhin tonik (bëj shaka), gjithmonë ose kurrë.

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Një llasticë boshe dhe tip i cekët, ndaj dhe e varur tragjikisht nga vetja.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Pushteti dhe erosi, dy armë të rrezikshme që të shtyjnë drejt paranojës.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Nuk do dashurohesha kurrë me një prostitutë, tregtia e trupit përbën krim dhe rrjedhimisht, meshkujt që shkojnë me to, kryejnë krim në njëfarë mënyre, pasi përjetësojnë në këtë farë mënyre industrinë e seksit.

Më mirë një shef apo një shefe?

Bota do ishte më e mirë nëse do qeverisej nga gratë, pasi janë më të ndjeshme

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Bota nuk ndryshon, siç thotë Hamleti, grua ndalu të lindësh mëkatarë!

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Veshja, mënyra si mban gotën, si pi duhan dhe disa herë i kuqi i buzëve.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Përse lyhesh? Je më e bukur pa tualet.

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Duke u nisur nga ty, po, bëni shumë pyetje (qesh).

*Marrë nga revista Madame Mapo

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments