Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGodet Arben Taravari: Bashkë me BESËN dhe Alternativën e fitojmë BDI-në (VIDEO)

Godet Arben Taravari: Bashkë me BESËN dhe Alternativën e fitojmë BDI-në (VIDEO)

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë shqiptare do të ndahen në dy blloqe, thotë Arben Taravari Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët .

Sipas tij njëri bllok do të përbëhet nga Aleanca, Besa dhe Alternativa, ndërsa blloku tjetër nga BDI-ja, PDSH-ja dhe RDK-ja. Ai tha se do të bashkëpunojnë me partitë tjera shqiptare vetëm e vetëm që ta fitojnë BDI-në e Ahmetit.

“Në qoftë se Aleanca bënë një bashkëpunim me të dyja partitë Alternativën dhe Besën do t’i fitojmë zgjedhjet. Në zgjedhjet e ardhshme do të ketë dy blloqe, blloku Alternativa, Besa dhe Aleanca dhe blloku tjetër PDSH, BDI dhe RDK”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Duke ditur që Alternativa dhe Besa kanë mosmarrëveshje mes tyre, Tv21 kontaktoi Lëvizjen Besa për ta pyetur rreth këtij qëndrimi të Taravarit. Një zyrtarë i lartë i Besës na tha se partia e tij nuk mendon për një bashkëpunim të tillë ku do të bëjë pjesë edhe Alternativa.

“Asnjëherë gjatë komunikimit mes neve dhe ASH nuk është shqyrtuar kyçja e ndonjë subjekti i cili është pjesë e qeverisë. Do ishte joparimor një bashkëpunim i tillë dhe normalisht i papranueshëm për Lëvizjen Besa, aq më tepër kur Taravari ankohet gjithë kohën nga pushteti aktual, ndërsa nëse ka raporte korrekte me Alternativen le të kërkojë zgjidhje për pengesa që i bën pushteti aktual në komunën që drejton dhe jo në emër të organizimit opozitar të faktorizojë subjekte të cilat janë shitur te pushteti”, thonë nga Lëvizja Besa.

Të hapur për bashkëpunim u treguan nga Alternativa. Kryetari i kësaj partie Afrim Gashi para një jave në Click Plus tha në se zgjedhjet e ardhshme do t’i shohin mundësit për bashkëpunim .

“Në këtë kohë nuk është mirë të bëhen kësi matematika. Mendoj që ne duhet të jemi të hapur dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim me partitë tjera politike, sidomos me Aleancën dhe do të mundohemi që në zgjedhjet e ardhshme t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit dhe nëse merremi veshtë pse jo”, u shpreh Afrim Gashi kryetar i Alternativës.

Arben Taravari duke folur për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk e hodhi poshtë mundësinë e koalicionit edhe me VMRO-DPMNE-në nëse ata kërkojnë falje për ngjarjet e 27 Prillit dhe distancohen nga Nikolla Gruevski. Këto komente Taravari i bëri në emisionin e mbrëmshëm CLICKPLUS./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments