Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGjesti i çiftit shqiptar bën që të qajë një Itali e tërë

Gjesti i çiftit shqiptar bën që të qajë një Itali e tërë

Në rradhë pranë një supermaketi, duke pritur që një e moshuar të paguante çfarë kishte marrë.

Por për çiftin e shqiptarëve mesa duket pritja dhe ajo ditë në supermarket do të kthehej në një ngjarje e cila do t’i drejtonte sytë e italisë tek ata.

Por çfarë ndodhi? Historinë e tregon Carola Balzarotti e cila është administratore e një faqeje në rrjetin social Facebook dhe njëkohësisht kasierja e supermarketit ku ndodhi gjithçka.

Ajo rrëfen historinë e cila mesa duket ka lënë gjurmë të madhe jo vetëm mbi të, por edhe tek ata mijëra italiane që e kanë lexuar postimin e kasiers “blogere”.

E moshuara kishte marrë një sërë ushqimesh dhe kishte shkuar për t’i paguar. Teksa ka shkarkuar në kasë të gjitha asortimentet i ka thënë me zë të ulët kasieres që të mos i kalojë të gjitha, pasi me vete kishte vetëm 50 euro dhe pensionin do ta merrte javën tjetër. Në këtë moment, historia bëhet interesante.

Për më tepër lexoni vetë postimin e kasieres italiane, e cila e ka treguar historinë dhe bashkëbisedimin që ka ndodhur në supermarket:

“Një histori e shkurtër e mrekullueshme.. Sot në punë, erdhi në kasë një zonjë e moshuar, e cila nxori nga shporta bukë, djathë, disa fruta … Pasi shkarkoi gjithçka nga shporta, me ndrojtje më tha:

– Zonjë të lutem ndalo, me duket se e kam tepruar, kam vetëm 50 euro, dhe më duhet të pres edhe një javë për të marrë pensionin. Sa ka shkuar fatura? 42 euro zonjë, – ju përgjigja unë.

– Jo, Jo nuk mundem, më kaloni vetëm ushqimin për macen se për atë erdha dhe të tjerat hiqi”.

Unë me lot në sy, i përkëdhela dorën dhe i thashë: – Mos u shqetësoni.

Pas zonjës ishte një çift të huaj, më duket se shqiptarë. Gruaja mu afrua dhe me zë të ulët me tha: “Kaloji të gjitha për zonjën, diferencën e paguan im shoq. E kemi kaluar edhe ne këtë situatë, e di çfarë do të thotë”.

Më duket se i vura në siklet edhe ata, pasi ika më shpejtësi duke qarë në një cep.”
Ky postim brenda 24 orëve ka marrë mbi 5000 like dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments