Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjermani: Ky është shtetasi maqedonas i infektuar me HIV që përdhunoi 82...

Gjermani: Ky është shtetasi maqedonas i infektuar me HIV që përdhunoi 82 vjeçaren

49 Një shtetas 29 vjeçar i Maqedonisë, i infektuar me HIV, akuzohet nga një gjykatë e Hamburgut, Gjermani, se ka përdhunuar seksualisht një grua të moshuar 82 vjeçare në Hamburg.
Dzengis D. këtë akt mendohet ta ketë kryer më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës në një lagje të qytetit, shkruan “Hamburger Abendblatt”.

Gruaja është përpjekur pa sukses të mbyllte derën e ballkonit, prej nga kishte hyrë sulmuesi, transmeton albinfo.ch. Ai pastaj e ka rrëzuar të moshuarën në dysheme, ia ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në kthina të ndryshme të banesës së saj.

Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë, akuzohet se pas përdhunimit ka kërkuar të holla nga plaka. Kur ajo kishte dashur t’ia jepte 10 euro, ai ia kishte marrë me dhunë portofolin nga dora dhe kishte ikur nga banesa me 100 euro të grabitura.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime në formë blanash të gjakut, përcjell albinfo.ch. Por, ajo nuk është infektuar me HIV.
Deri tash Dzengis D. para trupit gjykues vetëm ka heshtur.

Procesi kundër tij do të vazhdojë më 16 janar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments